Ja çfarë shkruante Vaso Çubrilloviçi për shqiptarët, shkruan kritiku i mediave, Gëzim Mekuli, në facebook:

  • Shqiptarët me hir e pa hir duhet tu bëhet e mundur largimi nga trojet e tyre. Shqiptarët është e pa mundur te smbrapsen vetëm me anën e kolonizimit gradual.
  • Mënyra më e mirë për sllavët është që të fitonin kundër shqiptarëve me përdorimin e forcës brutale.
  • Shqiptarët është e pa mundur të zmbrapsen vetëm me anën e kolonizimit gradual.
  • Ky është i vetmi popull që arriti gjatë 100 vjeçarit të fundit jo vetëm të mbahet në bërthamën e shtetit tonë Rashkën e Zetës, por të na sjellë edhe dëme, duke shtyrë kufijtë tanë etnikë.
  • Në mijëvjeçarin e fundit shtriheshin në Veri gjer në Suboticë, në Veriperëndim deri te Kupa.
  • Shqiptarët na shtynë nga Krahina e Shkodrës, kryeqyteti i dikurshëm i Budinovit nga Metohia dhe Kosova. E vetmja mënyre dhe i vetmi mjet është forca brutale e një pushteti të organizuar, gjë që ne kemi qenë gjithënje superiorë.
  • Qysh nga viti 1912 e këtej nuk kemi patur sukses në luftrat me ta. Faji për këtë është yni, pasi këtë pushtet nuk e kemi shfrytëzuar si duhet.
  • Për ndonjë nacionalizëm në dobinë tonë as që mund të flitet. Përkundrazi, duke u mbështet tek Shqipëria, do zgjohen ndienjat e tyre nacionale e nëse nuk do t’i qërojmë hesapet me ta, ose nëse ia lëmë kohës, për 20 -30 vjet do të kemi një irredentizëm të brendshëm të tmershëm, gjurmët e të cilit tashmë po duken dhe në mënyrë të paevitueshme do t’i vëjë në pikëpyetje të gjitha posedimet tona në Jug.
Lexo po ashtu:  Evidentohen mjaft parregullsi në Kuvendin e Kosovës

P.S.: Vaso Çubriloviç ishte akademik serb, i lindur në Bosnjë më 1897, ka qenë drejtues i Partisë Komuniste Jugosllave në vitet 1919 -1945 më vonë i asaj Agrare pas 1945. Ka qenë gjithashtu Ministër i Bujqësisë në vitet 1946-1947 dhe Ministër i Jashtëm në vitet 1946-1950. Vdiq në 1990 në Beograd në moshë 93 vjeç. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *