Njerëzimi ka dokumentuar fillesat në letërsi apo ngjarjet historike, përmes shkrimit. Mes morisë së titujve në mbarë botën, ashtu si pikturat edhe librat, mund të kenë çmime marramendëse.

Por, nga të gjitha kohët, numërohen këta libra, si më të shtrenjtët në botë.

‘The Codex Leicester’, Leonardo da Vinçi, 30.8 milionë dollarë

Janë 27 faqe, të mbushura me dorëshkrime të mendimtarit të madh. Libri përmban teoritë e Da Vunçit mbi gjithçka, nga fosilet tek astronomia. Dorëshkrimi ishte blerë për herë të parë, në vitin 1717, nga Thomas Coke, i cili më vonë u bë “Earl & Leicester”. Më pas, në vitin 1980, librin e bleui koleksionisti i artit, Armand Hammer. Në vitin 1994, Bill Gates e bleu në një ankand, për 30.8 milionë dollarë, duke e bërë librin më të shtrenjtë në botë.

‘Ungjijtë, Urdhri i Shën Benediktit’, Henry Lion, 11.7 milionë dollarë

I porositur fillimisht nga Henry Lion, Duka i Saksonisë, për altarin e Virgjëreshës Mari në katedralen “Brunswick”, ky libër ungjilli u ble nga qeveria gjermane, në vitin 1983, për 11.7 milionë dollarë. Libri ka 266 faqe, 50 prej të cilave, me ilustrime. Konsiderohet një kryevepër e shekullit të 12-të.

Lexo po ashtu:  TURIZMI/ Shqipëria, ndër 10 vendet me rënien më të madhe në Evropë

‘Zogjtë e Amerikës’, James Audubon, 11.5 milionë dollarë

Në vitin 2000, një kopje e këtij libri u shit për 8.8 milionë dollarë. Dhjetë vjet më vonë, një tjetër botim i plotë i kopjes së parë u shit në Londër për 11.5 milionë.

‘The Canterbury Tales’, Geoffrey Chaucer, 7.5 milionë dollarë

Një botim i parë, i shekullit të 15-të, është shitur për 7.5 milionë dollarë në Londër.

‘Folio i parë’, William Shakespeare, 6.1 milionë dollarë

Në vitin 2001, bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen, bleu një kopje në Nju Jork.

‘Bibla – Gutenberg’, 4.9 milionë dollarë

Një kopje e Biblës së Gutenbergut, është shitur në vitin 1987, për vlerën-rekord prej 4.9 milionë dollarësh, në Nju Jork./konica.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *