Lidhjet sociale janë ato që na bashkojnë, duke na siguruar vlefshmëri si individë, dhe duke na bërë të ndihemi të dukshëm dhe të dëgjuar nga të tjerët. Por kur këto lidhje prishen, ne mund të ndihemi tërësisht të vetmuar, edhe pse mund të jemi në një dhomë të mbushur plot me njerëz.

Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të kuptoni ndikimin real të vetmisë, duke zhdukur turpin dhe stigmën që i pengon kaq shpesh njerëzit të kërkojnë ndihmë, dhe të kuptoni vërtet se çfarë do të thotë të jesh i vetmuar.

Miti nr. 1: Vetmia është e njëjtë me izolimin fizik

E pavërtetë. Të jesh vetëm dhe të ndihesh i vetmuar, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Disa njerëz mund të jenë krejtësisht të kënaqur vetëm më veten e tyre për një periudhë të caktuar kohore. Por koncepti i vetmisë shkon më thellë se sa mjedisi fizik, edhe pse ky mund të jetë një faktor kontribues.

Ndjenja e shkëputjes sociale nga të tjerët, është ajo që i shtyn njerëzit ta përjetojnë vetminë. Ai mirëkuptim emocional ose mendor që na lidh me familjen, miqtë dhe komunitetet tona, nënkupton që ne mund të shijojmë kohën vetëm, duke e ditur se mund të lidhemi me të tjerët kur zgjedhim ta bëjmë këtë. Por kur kjo lidhje shkëputet, mund të ndihemi sikur kemi humbur gjithçka.

Miti nr.2: Nuk mund të ndihesh i vetmuar në një marrëdhënie

E pavërtetë. Vetmia mund të shfaqet në fusha të ndryshme të jetës suaj. Ju mund të jeni të etur për një kuptim më të thellë emocional; për lidhje më të forta sociale; apo për të qenë pjesë e diçkaje më të madhe, me një qëllim të përbashkët në një komunitet.

Lexo po ashtu:  VIDEO/ Flet burri me dy gra: Fle 5 net me njërën dhe 5 net me tjetrën

Dhe ndërsa mund të kujdesemi shumë për dikë, dhe mund të kalojmë shumë kohë me të, askush nuk mund ose nuk duhet të pritet që të përmbushë secilën nga nevojat e shumta që kemi. Mos harroni:s’keni pse të ndiheni në faj pse ndiheni vetëm. Vetëm për shkak se një fushë e jetës suaj mund të duket se po shkon mirë, kjo nuk do të thotë se nuk mund të keni nevojë për më shumë nga diçka tjetër.

Miti nr.3: Vetëm të moshuarit bëhen të vetmuar

E pavërtetë. E vërteta është se ju mund të ndiheni të vetmuar në çdo moshë dhe fazë të jetës. Disa njerëz mund të supozojnë se për shkak të përparimeve në teknologji, brezat e rinj janë më të lidhur se kurrë më parë. Por shumë studime kanë treguar se nuk është domosdoshmërisht kështu.

Një sondazh i YouGov i vitit 2019 në SHBA, zbuloi se 1 në 5 të rinj raportoi se nuk kishte fare miq. Për më tepër, ONS raportoi se 10 për qind e britanikëve të moshës 16-24 ndiheshin shpesh ose gjithmonë të vetmuar, krahasuar me vetëm 3 për qind të atyre mbi 65 vjeç.

Miti nr.4: Vetmia nuk është një problem i madh

E pavërtetë. Së pari, çdo gjë që ndikon në mirëqenien tuaj mendore, është një problem madhor që ia vlen absolutisht të adresohet. Ne të gjithë meritojmë të jetojmë një jetë kuptimplotë, të këndshme dhe nëse ndiheni të shkëputur nga ata përreth jush, kjo nuk është diçka që duhet lënë pas dore dhe injoruar.

Lexo po ashtu:  Oqeani Atlantik arrin rekord pas detit Mesdhe, studiuesit paralajmërojnë shifra më të larta të nxehtësisë

Fakt është se vetmia nuk është vetëm shqetësuese, por ajo ka edhe ndikime serioze në shëndetin e njeriut. Raportohet se vetmia e rrit rrezikun e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, madje mund të zvogëlojë jetëgjatësinë me 26 për qind, e krahasueshme me efektet e pirjes së duhanit. Për më tepër, ata që ndihen të vetmuar kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion, dhe janë më të rrezikuar të pësojnë rënieve të aftësive njohëse.

Miti nr.5: Është e lehtë të dallosh kur dikush është i vetmuar

E pavërtetë:Ne mund të kemi ide të paramenduara se si duket një “person i vetmuar”, por nuk ka asnjë model që i përshtatet të gjithëve. Ka aq shumë stigmë ndaj të treguarit se ndihesh i vetmuar, saqë njerëzit shpesh e fshehin atë shumë mirë, dhe mendojnë se nuk mund të kërkojnë ndihmë.

Dikush mund të jetë shumë aktiv në jetën sociale. dhe të dalë shpesh nëpër festa mbrëmjeve, e megjithatë të ndihet i vetmuar. Është shumë e rëndësishme të heqim dorë nga gjykimet, dhe të krijojmë një hapësirë ​​të sigurt, në mënyrë që njerëzit të tregojnë realisht sesi ndihen.

Miti nr.6: S’mund të bëhet asgjë për të zhdukur ndjenjën e vetmisë

E pavërtetë. Disa studime kanë zbuluar se lidhjet sociale, mund të na mbajnë më të lumtur dhe më të shëndetshëm. Prandaj nëse jeni duke përjetuar aktualisht vetminë, mos u dekurajoni. Ka një rrugëdalje; marrëdhëniet mund të na ndihmojnë që të krijojmë qëllimin, kuptimin në këtë jetë dhe ta kuptojmë botën. Gjithçka ka të bëjë me gjetjen e asaj që ju nevojitet.

Lexo po ashtu:  "Rrethohuni me njerëz që janë të përkushtuar deri në kokëfortësi për t’u bërë vetja e tyre më e mirë"/ Lexoni 15 parimet e pavdekshme Spartane...

Ja cilat janë 3 hapat, që duhet të ndërmerrni nëse ndiheni të vetmuar:

Thuajeni me zë të lartë atë që ndjeni
Ky mund të duket si një mendim i frikshëm. Por e vetmja mënyrë se si mund të ndryshojnë gjërat, është ta pranoni se si ndiheni vërtet. Në fakt akti i verbalizimit të gjendjes tuaj mund të jetë një çlirim. Pasi të jeni hapur me të tjerët, ju dhe të afërmit tuaj mund të filloni ta trajtoni atë në mënyrë pro-aktive.

Mendoni vërtet për nevojat tuaja
Njohja e një ndjesie, dhe të kuptuarit pse ndihemi kështu, mund të jenë dy gjëra të ndryshme. Merrni pak kohë për të reflektuar:A keni dikë që ndan vërtet të njëjta pasione dhe interesa me ju, apo a ndiheni të aftë të hapeni dhe të diskutoni me të emocionet tuaja? Pasi ta kuptoni këtë, mund hartoni një plan për ta trajtuar atë problem që keni.

Hidhni hapat e mëtejshëm
Ndonëse mund të jetë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, pasi të keni treguar se si ndiheni, të tjerët mund t’iu ndihmojnë gjithashtu. Ju mund të planifikoni biseda ose telefonata më të rregullta me miqtë. Ose mund të dëshironi të kaloni një natë argëtuese me njeriun e zemrës për t’i sqaruar disa çështje, të cilat mund t’ju ndihmojnë të arrini një mirëkuptim më të thellë emocional.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *