Monique Jackson beson se u infektua me Covid-19 në fillim të pandemisë dhe gati gjashtë muaj më vonë ajo nuk ndihet ende mirë. Ajo është vetëm njëra nga mijëra pacientët që e kanë kaluar virusin dhe ende vuajnë pasojat e asaj që është emërtuar “Covid-i bishtgjatë”, që po studiohet në mënyrë të veçantë nga mjekët në të gjithë botën. Monique po lufton me koronavirusin për javën e 24-të me radhë. E konfimuar në mars me këtë infeksion, ajo ende po përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh me trupin e saj.

Ajo praktikon boks dhe jiu-jitsu dhe ecën me biçikletë 12 milje në ditë nga dhe drejt punës së saj në një galeri arti në qendër të Londrës. Por muajt e fundit e kanë ndryshuar thellësisht jetën e saj. Ajo thotë se ka ditë që nuk ndihet aq e pafuqishme saqë nuk mund të lajë dot as dhëmbët.

Nuk jam dembele“, thotë ajo. Megjithatë, ka ditë kur gjëja më e madhe që mund të bëj është të zbres shkallët. Ndërsa trupi i saj nuk pranon të bashkëpunojë, shqetësimet e saj të përditshme, ajo i pasqyron në Instagram, ku ka nisur të postojë një ditar të ilustruar të simptomave. Monique mendon se në këtë mënyrë mund të lidhet me njerëz që kanë pasur të njëjtën përvojë me Covid-in, që tashmë njihen si “long haulers” (bartës për një kohë të gjatë). Koronavirusi i ka vënë mjekët para shumë pikëpyetjesh, por Covid “me bisht të gjatë” është një nga tiparet më të çuditshme të pandemisë. Pse disa njerëz kanë një version të sëmundjes që thjesht nuk po zhduket – shpesh janë ata që preken nga format e buta?

Lexo po ashtu:  Zbulohet te antitrupat njerëzorë një gen thelbësor për vaksinën kundër Covid

Për dy javët e para, Moniqu ndihej e këputur – ishte aq e lodhur sa mezi ngrihej nga shtrati. Ishte akoma ftohtë në Londër, megjithatë ajo ishte veshur shumë hollë dhe mbajti një qese me akull në kokë për t’u qetësuar. Termometrat ishin shitur, por ajo mendon se duhet të ketë pasur një temperaturë. Në javën e dytë, ajo pati probleme frymëmarrjeje. Mjekët që mbërritën me ambulancë i thanë se i kishte normale nivelet e oksigjenit dhe gjithçka ishte thjesht panik. Ajo nuk u testua për Covid-19 në atë kohë sepse në mars Britania e Madhe po rezervonte numrin e vogël të tamponëve për rastet më ekstreme. Ajo u përpoq ta luftonte sëmundjen me mjete natyrale. Të hash hudhër të pagatuar dhe speca të tërë djegës dhe të mos asnjë shije nuk është pak. Dhe të mos kesh fuqi të shkruash më shumë se dy mesazhe. Pas dy javësh, disa nga simptomat u larguan, por u zëvendësuan me të reja. “Kisha një si pickim në kraharor, që më vonë u kthye në njëfarë zjarri. Më dukej sikur do të pësoja atak“, thotë ajo.

Lexo po ashtu:  Gjuha seksuale me mesazhe (Sexting) mund të jetë një shenjë e shëndetit të dobët mendor!

Udhëzimi i mjekëve për të përdorur paracetamolin funksionoi, por vetëm për pak kohë, pasi djegia u zhvendos në stomak dhe fyt. Mjekët menduan se ajo kishte një ulçerë. Vetëm disa kohë më vonë, problemet e stomakut u njohën si simptomë e virusit. Simptoma të tjera që u shfaqën me kalimin e kohës ishin djegie gjatë urinimit dhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës. Ajo u trajtua me tre kura të ndryshme antibiotikësh para se të merrej vesh se nuk bëhej fjalë për një infeksion bakterial.

Ishte agoni. Dhe pastaj u zhduk krejt papritur“, thotë ajo.

Ndërsa javët kalonin, disa simptoma u zëvendësuan nga të tjera, duke u bërë gjithnjë e më të çuditshme. Një dhimbje në qafë shoqërohej nga një ndjesi e çuditshme në vesh, si një pako patatiash që i shtypte dikush me dorë. “Unë vazhdoja të telefonoja për simptoma të reja dhe më pyesnin,” Si jeni me shëndetin mendor?“, thotë ajo. “Mes rreshtash po më thonin se këto simptoma nuk ishin të shërueshme ose nuk ishin dhimbje të vërteta.”

Ajo kishte skuqje të çuditshme në të gjithë trupin e saj ose gishtërinjtë e këmbëve i bëheshin të kuq, nganjëherë ajo zgjohej me dhimbje therëse në pjesë të ndryshme të gjoksit. Një natë, ndërsa po fliste me shoqen e saj në telefon, ndjeu sikur ana e djathtë e fytyrës po i binte. Ajo shkoi drejt e te pasqyra, por fytyra dukej normale. Ajo ishte e shqetësuar se po pësonte një goditje në tru por mjekët nuk gjetën prova për një të tillë. Për shkak të izolimit, Monique mundi ta bënte tamponin, i cili provoi që ajo nuk kishte Covid, por jo se nuk e kishte pasur kurrë. Katër muaj pasi ajo u sëmur për herë të parë, mund të dilte lirshëm nga shtëpia.

Lexo po ashtu:  A ekziston varësia ndaj karbohidrateve? Ja çfarë duhet të dini

Frymëmarrja e saj ishte përmirësuar, ndërsa në fillim nuk mund të ngjiste shkallët pa u ndalur për të marrë frymë deri në korrik, tani ajo mund ta bënte më lehtë. Por pasi mori fshesën me korrent për të pastruar dhomën, ajo u shemb nga pamundësia për t’u përmbushur me frymë. Ajo mbeti në shtrat për tre javë pas kësaj. Monique e ka bërë testin e antitrupave, i cili rezultoi negativ. Megjithatë, mjekët thonë se disa persona që e kanë pasur virusin nuk kanë antitrupa. Mjekët nuk dinë ende si t’i ndihmojnë këta pacientë me simptoma që nuk ikin. E vetmja mënyrë trajtimi mbetet terapia e shëndetit mendor, e cila u ofron një mundësi për të menaxhuar realitetin e ri të të qenit njëkohësisht i shëndoshë dhe i sëmurë.

 /BBC/ 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *