Në qytetin e Gjenevës, figurat e grave do të paraqiten në gjysmën e 500 shenjave të trafikut në vendkalimet e këmbësorëve. Kjo është një premierë në Zvicër

Ideja që gjinia femërore të bëhet imazh i shenjave të trafikut mund të duket anekdotale, ka thënë kryetarja e PS të Gjenevës, Sandrine Salerno, shkruan sda.ch. Por në fakt, bëhet fjalë për shtytjen që të mendohet për pozicionin e grave në hapësirat publike.

Historikisht, hapësirat publike qenë menduar vetëm nga burrat dhe vetëm për burra, transmeton albinfo.ch. Nën pretekstin e asnjanësisë, shenjat ishin tepër mashkullore, kritikoi ajo.

Kjo ka ndryshuar, thotë Salerno. Me fjalë tjera, sot gratë janë pjesë e hapësirave publike në mënyrë (pothuaj) të barabartë me meshkujt dhe në këtë pikëpamje, duhen ndryshuar edhe shenjat e trafikut.

Ky projekt synon më tepër të tregojë se shoqëria po zhvillohet dhe po fillon një reflektim rreth pozitës së grave në hapësirën publike.

Shkëmbimi i shenjave të trafikut duhet të promovojë ndjenjën e legjitimitetit për të gjithë në hapësirën publike.

Lexo po ashtu:  Izraeli-Palestinës: I qofshi falë Ramazanit

250 shenjat e reja janë në dispozicion në gjashtë versione të ndryshme, duke përfshirë një grua shtatzënë, një person të moshuar dhe një çift femrash (lezbike), transmeton albinfo.ch. Kostoja e projektit është 56.000 franga dhe është plotësisht i financuar nga qyteti. Po ashtu edhe Kantoni mbështet projektin.

Në Gjenevë është duke u realizuar gjithashtu edhe një projekt për të “feminizuar emrat e rrugëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *