Lajm jo dhe aq i mirë: Urani është në prapavijë që prej 15 gushtit! Lajmi i mirë: Mund ta shfrytëzoni këtë periudhë për mirë! Kjo prapavijë do t’ju ndihmojë të rriteni dhe të përfitoni nga shanset e papritura që ju shfaqen, por duhet të dini si të silleni. Çfarë të shmangni dhe çfarë jo!

Duhet të investoni në rritjen tuaj

Urani është planeti i famshëm që njihet për ngjarjet e papritura të cilat marrin kthesë tjetër. Një ndodhi e tillë mund të jetë sfiduese, por shanset për t’u rritur janë të mëdha. Gjatë prapavijës kushtojini vëmendje brendësisë suaj, mendimeve dhe mënyrës se si perceptoni. Mos kini frikë nga ndryshimet, cilido qoftë mendimi, pamja, apo këndvështrimi juaj për jetën.

Mos ngec tek tradita

Urani lidhet me të qënin inavator dhe vizionin nga e ardhmja prandaj mos u kapni pas diçkaje që nuk ju shërben më. Filloni të mendoni në mënyra të ndryshme. Zakonet mund të jenë të rehatshme, por është koha për të menduar sërish.

Mos lejo që frika të bëj të mos e ngresh zërin!

Urani është gati ta nxjerrë rebelin brenda teje, prandaj mos u step. Flisni për çfarë nuk e mendoni të drejtë!

Reflektoni sa shumë ka ndryshuar jeta juaj gjatë 2020.

Mendoni pak si ishte jeta para 2020-ës dhe se si ky vit ka ndikuar tek ty. A kanë ndryshuar prioritetet? Po objektivat e tua? Rutina është më ajo që ishte? Nxirrni ca leksione dhe mësoni prej tyre.

Mos u frustroni vetëm se është një periudhë prapavije

Java e parë e prapavijë është ajo që do t’ju bëjë të ndiheni më në siklet, por mund të mos e ndjeni nëse silleni si më lart!

Lexo po ashtu:  Dieta agjëruese 16:8, Ja përfitimet që keni nga regjimi që ju lejon të hani 8 orë nga 24

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *