Në këtë takim të parë prezantues përfaqësuesit e Lëvizjes e njohën Ambasadorin Zingraf me historikun dhe zhvillimet e Qendrës në Shqipëri, duke prezantuar edhe tre kandidaturat për deputetë që Lëvizja po mbështetë në Shqipëri.

Kryetari i Bordit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Enis Sulstarova, dhe kandidati për deputet për Qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, pritën sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, dhe Zv. Ambasadorin, Jannis von Oy.

Në këtë takim të parë prezantues përfaqësuesit e Lëvizjes e njohën Ambasadorin Zingraf me historikun dhe zhvillimet e Qendrës në Shqipëri, duke prezantuar edhe tre kandidaturat për deputetë që Lëvizja po mbështetë në Shqipëri.

Zingraf u interesua mbi programin e Lëvizjes dhe theksoi rëndësinë që këto zgjedhje parlamentare në Shqipëri të jenë të lira e të ndershme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Takim me Ambasadorin e Gjermanisë në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë
Kryetari i Bordit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Enis Sulstarova, dhe kandidati për deputet për Qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, pritën sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, dhe Zv. Ambasadorin, Jannis von Oy. Në këtë takim të parë prezantues përfaqësuesit e Lëvizjes e njohën Ambasadorin Zingraf me historikun dhe zhvillimet e Qendrës në Shqipëri, duke prezantuar edhe tre kandidaturat për deputetë që Lëvizja po mbështet në Shqipëri: Boiken Abazin në Tiranë, Iljaz Shehun në Lezhë dhe Kreshnik Merxhanin në Gjirokastër. Të tre me integritet moral dhe profesional. Nga ana e tij, Ambasadori Zingraf u interesua mbi programin e Lëvizjes dhe theksoi rëndësinë që këto zgjedhje parlamentare në Shqipëri të jenë të lira e të ndershme.
Palët vendosën të vazhdojnë kontaktin e takimet edhe në të ardhmen.
Tiranë, 11 mars 2021
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri.

Lexo po ashtu:  Kurti kërkon nga deputetët të votohet buxheti për shkak të situatës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *