Tashmë dihet se shumë vetë presin për një vizë pune për të ardhur në Gjermani. Po si qëndron puna aktualisht me dhënien e vizave në ambasada? Dhe, a po e ndryshon kriza e Coronës nevojën e Gjermanisë për fuqi punëtore nga jashtë?

Vetëm pak muaj më parë, më 1 mars 2020 hyri në fuqi ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore në Gjermani. Ai do duhej t’ua lehtësonte qytetarëve nga vendet e treta jashtë BE ardhjen me punë në Gjermani.

Shumë qytetarë nga Shqipëria e Kosova lidhën shpresat me këtë ligj. Gjithsekush që kishte një zanat të kualifikuar apo kishte një kontratë dhe njihte gjuhën gjermane në nivelin që kërkohej mund ta provonte fatin e të kërkonte punë në Gjermani.
Për detaje të hollësishme shikoni videon më poshtë:

 

Lexo po ashtu:  Kurti: Vendi i parë që vizitova ishte Prekazi, qyteti i parë ishte Mitrovica, shteti i parë duhej të ishte Shqipëria. Dua fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *