Një spital në landin gjerman të Bavarisë u ka mbyllur dyert pacientëve të rinj pasi 80 prej tyre rezultuan pozitivë ndaj COVID-19, 100 anëtarë të stafit u sëmurën dhe 11 persona të tjerë dyshohet se bartin variantin britanik.

Përgjegjësi për menaxhimin e pandemisë në spitalin Bajroth, Thomas Bollinger deklaroi se është ende e paqartë se si varianti britanik i virusit hyri në spital.

“Nuk e dimë me saktësi se si varianti britanik hyri në spitalin tonë, por kemi nisur një hetim për të zbuluar se si arriti deri këtu. Ajo që mund të përjashtojmë me siguri është se nuk bëhet fjalë për një person të ardhur nga Anglia. Jo në këtë rast”, tha dr. Thomas Bollinger nga spitali Bajroth.

Mjeku iu referua kështu të dhënave të publikuara në media, se një shofer kamioni i kthyer nga Anglia kishte sjellë variantin e ri të virusit.

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë deklaruar se varianti britanik që ka nxitur rritjen e rasteve të infektimit me COVID-19 jo vetëm që mund të jetë më i transmetueshëm se i pari, por edhe më vdekjeprurës, me një vdekshmëri rreth 30 për qind më të lartë se variantet e tjera.

Lexo po ashtu:  Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës

Aktualisht, sikurse vende të tjera edhe Gjermania po has një kërkesë në rritje për vaksina, por po përballet me vonesat e kompanive me të cilat ka nënshkruar marrëveshje, si “Pfizer” dhe “BioNTech”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *