Kancelarja Angela Merkel dhe 16 kryeministrat e landeve gjermane arritën sot një marrëveshje për zgjatjen e bllokimit kombëtar deri më 31 janar, sipas raportimeve të disa medieve, përfshirë “Bild”, “Welt” dhe “Tagespiegel”.

Sipas masave kufizuese, shkollat dhe kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura deri në të njëjtën datë.

Gjithashtu, duket se është rënë dakord edhe për një kufizim udhëtimi brenda 15 kilometrave në zonat e kuqe, me një incidencë të lartë të virusit (mbi 200 infektime të reja në shtatë ditë për 10 000 banorë).

Ende po diskutohet rreth kufizimit të mundshëm të kontakteve dhe, sipas “Tagesspiege”, takimet priten të kufizohen në një familje plus një person.

Lexo po ashtu:  1908-1912 - Cilat ishin shkaqet më kryesore të humbjes së territoreve shqiptare?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *