Shteti i Gjermanisë mund të marrë vendim që të mbyllen gjatë dimrit, në mënyrë që të ulet numri i koronavirusit si dhe të bëhet më e lehtë mbajtja në kontroll e tij. Pa dyshim që ky lajm nuk i gëzon mërgimtarët që jetojnë atje, pasi do mund të bëhet e ndaluar që ata të vijnë në Kosovë.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë se mund të shmanget një mbyllje e dytë gjatë dimrit, si mënyrë e mbajtjes nën kontroll të COVID-19, me gjithë numrin gjithnjë e më të madh të të infektuarve, raporton “The Guardian”.

Pasi që fillimisht numri i të infektuarve dhe të vdekurve ka qenë relativisht i ulët krahasuar me shtetet tjera evropiane, numri i rasteve të reja në Gjermani është rritur jashtë mase gjatë javëve të kaluara, duke shtuar shqetësimin për një valë të dytë.

Kujtojmë se institucionet gjermane por edhe mediat, kanë bërë të ditur se gjatë korrikut dhe gushtit numri më i madh i rasteve me COVID-19, kishin ardhur nga Kosova.

Lexo po ashtu:  Haradinaj qet fall: Duket sikur Kurti ka një skenar për të ndarë Kosovën

Sipas tyre personat që kaluan pushimet në Kosovë, ishin infektuar dhe më pas e kanë bartur virusin në Gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *