Disney po sjell ndryshime të mëdha!

Gjiganti i filmave po risjell filmin “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”, por kësaj here jo me personazhe xhuxhë.

Aktorë të ndryshëm, një prej tyre Peter Dinklage e ka akuzuar kompaninë se po ndjek stereotipet e vjetra e se po i përforcon ato, duke përfshirë në film personazhe me nanizëm.

“Për të shmangur përforcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar, ne po ndjekim një qasje të ndryshme me këta shtatë personazhe dhe jemi konsultuar me anëtarët e komunitetit të njerëzve me nanizëm”, tha një zëdhënës për Hollywood Reporter.

Një vajzë latine është zgjedhur për rolin e Borëbardhës dhe e njëjta logjikë duhet ndjekur edhe për të mos stereotipizuar miqtë e saj, 7 xhuxhat.

“Disney” po ndryshon gjithashtu edhe pamjen e Minnie Mouse, duke nxitur pafund debate.

Për herë të parë në jetën e saj gati shekullore, Minnie Mouse do të shtojë një kostum pantallonash në gardërobën e saj. Dhe nuk do të jetë vetëm një palë pantallona të vjetra të përshtatura, por një siluetë ikonike nga stilistja britanike e modës Stella McCartney.

Lexo po ashtu:  2020, viti i Dua Lipës

Pamja e saj e plotë do të zbulohet në mars për të përkujtuar dy data të ndryshme: Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe 30-vjetorin e Disneyland Paris.

Një deklaratë për shtyp në lidhje me projektin tha se McCartney u zgjodh për të krijuar pamjen për shkak të “trashëgimisë së saj të lidershipit femëror”, si dhe përkushtimit të saj ndaj qëndrueshmërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *