Në vitet e fundit, Disney i ka realizuar disa ribërje filmike, duke përfshirë “Beauty and the Beast” (2017), si dhe “Aladdin” e “The Lion King” në vitin e kaluar.

Realizimi i radhës në listë është tregimi i pëlqyer për “Mulan” që ka debutuar si film i animuar në vitin 1998.. Më poshtë jua sjellim detajet që dihen lidhur me filmin e ri. Ngjashëm sikur filmat tjerë, si “No Time to Die” e “A Quiet Place Part II”, edhe Disney e ka shtyrë datë e lansimit të “Mulan”, si pasojë e krizës së coronavirusit. Fillimisht, premiera ishte caktuar për datën 27 mars, pastaj u shty për 24 korrik 2020. Mirëpo, tash, Deadline raporton se filmi do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 21 gushti.

Pas kërkimeve të gjata u vendso që aktorja kineze, Liu Yifei (e cila njihet edhe me emrin Crystal Liu) do ta luajë rolin e heroinës. Ajo është e njohur për punën e saj në Kinë, ndërsa ka punuar edhe në filmat, si “The Forbidden Kingdom” (2008) dhe “Outcast” (2014). Fatkeqësisht, ky version nuk do ta përfshijë Li Shangun që është dashura e Mulan në filmin origjinal. Në film do të përfshihet karakteri i quajtur Chen Honghui, i cili është pjesë e njësisë së komandantit Tung që afrohet me Mulan. Sipas The Hollywood Reporter, këtë rol luan aktori që jeton në Zelandën e Re, Yoson An

Lexo po ashtu:  Humb betejën me kancerin gruaja e John Teavoltës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *