Vjena, kryeqyteti i Austrisë është përballur mbrëmë me një sulm terrorist.

Por çfarë dihet se ka ndodhur deri më tani?

Katër njerëz u qëlluan për vdekje nga një sulmues i armatosur rëndë në gjashtë lokacione të ndryshme në qendër të Vjenës mbrëmjen e së hënës. Autori i krimit është vrarë.

Viktimat:

Autoritetet ende nuk kanë identifikuar njerëzit që u vranë, por është raportuar për 4 vdekje. Një burrë dhe një grua e moshuar, një kalimtare e re dhe një kamariere janë raportuar si viktima.

Një nga të vdekurit është shtetas gjerman sipas ministrit të jashtëm të Gjermanisë.

Ministri i Brendshëm i Austrisë Karl Nehammer tha se 22 persona janë plagosur në sulm, disa prej tyre rëndë. Një oficer policie që ishte mes të plagosurve ishte në gjendje të qëndrueshme pas një operacioni të domosdoshëm.

Sulmuesit:

Personi i armatosur, i quajtur nga autoritetet si Kujtim Fejzullai, ishte një 20 vjeçar mbështetës i ISIS-it i cili kishte kryer një kohë me burg pasi ishte dënuar për përpjekjen e tij për të udhëtuar në Siri për të luftuar për grupin terrorist.

Lexo po ashtu:  “Gratë e kanë vendin në kuzhinë”, kështu provokon Burger King për 8 Mars

Kujtimi, një shtetas i dyfishtë i Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, u dënua me 22 muaj burg në Prill të 2019 por u lirua në dhjetor. Ai kishte të drejtë të lirimit me kusht për shkak të moshës së tij.

Kanceri austriak Sebastian Kurz i tha CNN se ishte “e qartë se sulmi terrorist ishte sulm i ISIS-it”.

Kur i tha CNN se sulmuesi “ndoshta ishte vetëm”.

Policia paralajmëroi më herët se kishte mundësi të kishte edhe një sulmues të dytë në arrati dhe u kërkoi banorëve të Vjenës të qëndronin në shtëpi. Sipas një zëdhënësi të Policisë, kjo ishte bazuar nga raportimet e dëshmitarëve okularë që thoshin se mund të ketë pasur më shumë një sulmues.

Më vonë, policia tha se nuk gjeti prova për një sulmues të dytë. 14 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin. Policia tani po përpiqet të vërtetojë nëse sulmuesi kishte ndonjë bashkëpunëtor dhe nëse ai ishte pjesë e një grupi më të madh.

Lexo po ashtu:  Disa nga deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti?

Përgjegjësia për sulmin:

Organizata terroriste ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Vjenë, vetëm pak ditë pasi kishin paralajmëruar sulme në Francë dhe vende të tjera të Evropës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *