Gëzim Mekuli

Disa gazetarë po sajojnë lajme të rreme për të rrëmbyer ndjenjën e fuqisë. Kjo po ndodhë edhe në kohën e zbrazët dhe të pafuqishme të pandemisë. Disa gazetarë të tjerë po e bëjnë këtë për të krijuar frikë, dhunë dhe përcarje sociale.

Po gjuha e lajmit si është? Cilat fjalë duhet të përdorim?

Shembulli 1: A është e drejtë t’u referohemi grupeve të mëdha të njerëzve, që janë mjaft të dëshpëruar për të rrezikuar jetën e tyre, si “valë e re refugjatësh?” Çfarë asociacionesh ngjallin shprehje të tilla? Çfarë ndodh nëse e përshkruajmë krizën e refugjatëve para së gjithash një krizë për vet refugjatin?
Shembulli 2: A është e drejtë t’i referohet kryeministrit në ardhje si “antiamerikan” e si “njeri me të kaluar problematike”? Çfarë fotografie publike ndërtojmë me shprehje të tilla para fëmijëve e të rinjëve tanë, e mos të flasim për efektet negative në marrëdhënjet diplomatike/politike ndërkombëtare?
Shembulli 3: A është e drejtë t’u referohemi gjysmës së popullsisë shqiptare si të dhunshëm, barbarë, vrasës e primitiv kur shkruhet për dhunën (e kufizuar) familjare ndaj gruas në hapsirën shqiptare? Përdorimi i gjuhës në trajtimin e (pa)barazisë gjinore është retorikë e problematikë në vete. Është kështu sepse fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve, tanë do të brymosen e do të jetojnë në një botë të ndarë diakonike, ku “dreqi” dhe “vrasësi” je ti me penis, e gjithsesi “engjulli” dhe “viktima” do të jesh ti, që fare rastësisht, ke “mitër e gjinjë”.
Është kështu sepse vrasësi dhe dhuna familjare, shumë herë, nuk paraqitet nga perspektiva e psikologut e as nga gjendja shëndetësore, sociale e ekonomike e dhunuesit. Mediat fare pak përshkruajnë gjendjen shëndetësore-psikologjike të vrasësit, por vetëm gjininë; Gjuha gazetareske po kriminalizon gjininë.

Lexo po ashtu:  Si nuk duhet t’ia shtrëngoni dorën e dikujt?! – Ja 5 rregulla që duhen ndjekur

Po burimet e lajmit?
Efekti do të jetë tjetër nëse do ti jepej më shumë hapsirë ​​mjekut e mjekësisë si shkencë për kontrollin e pandemisë sesa sharllatanëve të vetëquajur “gazetarë”.

Të nderuar lexues,
Gazetaria është një zgjedhje ku duhet ditur se si të filtrohet informacioni që e kemi në dispozicion:
1. Gjuha është një filtër i tillë,
2. Zgjedhja e burimit është një tjetër filter,
3. Prezantimi vizual/pamor një i tretë.
Filtri i fundit, dhe më i rëndësishëm në gazetari, është etika dhe reflektimi se çfarë efekti do të ketë secila nga zgjedhjet e sipërcekura.

Gjuha e matur dhe burimet kompetente (ndoshta) mund të çojnë në një angazhim më të ulët të publikut. Do të keshë më pak lexues/shikues, ndoshta.
Por ky është një problem vëtëm për ata tregëtarë që si ide të biznesit të tyre kanë përfitimet nga frika, nga fatkeqësia dhe nga paragjykimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *