Gjuha mizogjiniste e Ardian Kastratit në raport me presidenten e zgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani, ka inicuar një peticion në internet për largimin e deputetit të PDK-së nga funksioni që mban në Universitetin e Prishtinls.

Peticioni kërkon largimin e Kastratit nga pozita e profesorit në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, pas “shkrimit ofendues ndaj gruas dhe vajzave”.

“Pas shkrimit ofendues te Prof. Adrian Kastratit ndaj gruas dhe vajzave, kerkojme nga Rektorati i UP te largoj urgjentisht nga stafi akademik profesorin ne fjale”, thuhet në peticion.

Rreth gjysmë orë pas inicimit, peticioni është nënshkruar nga më shumë se 100 njerëz.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputeti Kastrati ofendoi në baza gjinore Vjosa Osmanin, presidenten e zgjedhur sot në Kuvendin e Kosovës.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, shkroi Kastrati në Facebook.

Lexo po ashtu:  Propozimi në Zvicër: Burrat të punojnë deri në moshën 72-vjeçare

Pas reagimeve dhe denoncimit të gjuhës që ai përdori, Kastrati u pendua për veprimet e tij. E fshiu postimin mizogjinist kundër presidentes Osmani.

Në këtë link mund ta hapni peticionin e inicuar ndaj Ardian Kastratit: PETICIONI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *