Studiuesja dhe pedagogia shqiptare në Itali, Ledi Shamku Shkreli, jep kontributin e saj me përgatitjen e një kapitulli për gjuhën shqipe, i cili zë një vend të rëndësishëm në librin “La classe plurilingue”.

Puna e studiueses shqiptare u recensua nga Enciklopedia TRECCANI, e cila është enciklopedia më prestigjioze italiane dhe nga më të çmuarat në Europe.

Siç bën të ditur dhe vetë autorja, hartimi i këtij libri iu besua Universitetit të Bolonjës duke u shprehur se është e vetmja “madrelingua” që në këtë libër universitar shkruan për gjuhën e saj.

“Sa e sa here e kam hapur nder vite kete enciklopedi per te gjetur pergjigje, por nuk kam ëndërruar ndonjëherë te jem vete reference e saj. Nga sot do t’i ushqej me fort ëndërrimet e mia. Natyrisht po aq fort edhe punën. Dua te jem nderkombetarisht bije e denje e vendit tim”, shkruan Shamku.

Një shkëputje nga hyrja e pjesës që flet për Shqipërinë në “La classe plurilingue”:

“Udhëtoni drejt jugut të Italisë dhe do të arrini në Otranto. Me të mbërritur vijoni drejt portit për të arritur Punta Palascia. Arritët? Mirë, tani shihni malet përballë jush. Për italianët janë Acrocerauni (apo “majat e rrufeve”), por për banorët shqiptarë quhen “Malet e Çikës (apo “malet e dritës”). Ndiqni me shikim këto maja që zbresin drejt detit. Vini re si shtrihen në blu si një lloj gjuhe? Ja, ai fund që prek detin e bukur të Jonit në italisht quhet pikërisht “Il Capo della Linguetta” dhe në shqip Kepi i Gjuhëzës. “Gjuhëz”, në fakt, është një zvogëlues i “gjuhë” që në italisht përkthehet “lingua”, dhe ashtu si në italisht tregon si gjuhën si organ i vendosur në brendësi të gojës, qoftë dhe si kod që flet çdo komunitet, shkruan, gëzon, dëshpërohet dhe me të cilin identifikohet. /dp/

Lexo po ashtu:  Covid-19 mes nesh! Gjashtë muaj që ndryshuan botën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *