Nga Fahri Xharra

(pjesa e parë)

Se ç`po ndodh me ne, në shtjellimet dhe pështjellimet e historisë sonë, të gjithë po jemi të vetëdijshëm. Një “luftë” e panevojshme ndër veti. Energji të humbura, komprometime, të huajsime të vetvetes dhe zhbërje të asaj të cilën e kishin bërë të parët tanë dhe vazhduesit e tyre me breza të tërë deri më sot. Por, një tentim tjetër shumë i rrezikshëm që ka filluar të paraqitet nga të tanët; humbja e origjinës së gjuhës sonë. Medet!

Është një fatbardhësi e madhe që turqit me turqishten e tyre nuk po lypin të na paraqesin gjuhën tonë si vijimësi të së folmes turke, duke u nisur nga barbarizmat gjuhësorë që i kemi trashëguar me shekuj nga prania turke në anët tona. Nuk është për t’u habitur që një ditë ndonjë “mendës” (intelektual yni) të na dalë edhe me këso lloj teorie. E këtë duhet pritur. Një herë për një herë jemi në dëgjimin e asaj, e cila nuk është gjë tjetër vetëm se një “të vërtetuar” nga ana jonë se gjuha shqipe na qenka me prejardhje serbe, apo motër e saj, apo motër e dreqit të mallkuar.

“Kam shkruar me fakte dhe dokumente e argumente e kam vërtetuar që shqiptarët nuk janë autoktonë as në Shqipëri, e aq më pak në Kosovë dhe viset tjera që e rrethojnë Shqipërinë. E kam thënë që shqiptarët kanë zbritur nga malet e tyre në tokat e vendeve, si janë Greqia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi” (Prof. dr. Kaplan Buroviq, akademik). Një gërryerje makabre i një shqiptari – Kaplan Burri apo Kaplan Resuli.  Vazhdojmë: “Shkodra me shekuj ishte qytet serb, e kohë pas kohe edhe kryeqendra e disa sunduesve serb. E ngritur në brigjet e Liqenit, iu bashkua më 1913 shtetit të sajuar, Shqipërisë. Edhe cari i Bizantit, Irakliu, në veprën e tij “De Administrando Imperio” shkruan se si ua pati dhënë serbëve Shkodrën në shek. VII (?) Dhe, serbët pastaj e formuan shtetin e Duklës. (?)“Shkodra ishte qendër e rëndësishme e shtetit mesjetar serb (kurrë s’ka pas shtet mesjetar serb, f.xh.). Dhe një nga sunduesit serb, të cilët e kishin Shkodrën për kryeqytet ishte edhe Jovan Vladimire i kanonizuar si shenjtori i parë yni (serb, f.xh.)”.

Lexo po ashtu:  Ballkani të shndërrohet në zonë paqeje, jo në varre gjenocidi

“Në luftërat ballkanike 1912-1913 (luftërat për pushtimin e tokave shqiptare f.xh.) Serbia dhe Mali i Zi u munduan që edhe Shkodrën t’ia bashkëngjitin shteteve të tyre”. Këtu qëndronte edhe arsyeja, sepse një pjesë e madhe e popullit të saj flitnin serbisht. Ajo popullsi falë rrethanave të reja janë tretur ndër shqiptar. Kënga e njohur popullore serbe “Zidanje Skadra na Bojani” (Ndërtimi i Shkodrës mbi Bunë) që këndohet për të tre vëllezërit që e murosën gruan gji-dhënëse në mënyrë që qyteti të mos rrëzohet natën. Kurse  shqiptarët thonë që ajo ishte e Rozafës dhe se ishte ilire!” (Burime serbe).

“Kombi është themeli i godinës së shtetit, sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina”. (Sami Frashëri). Një pyetje kurtuazie: “Jemi në valët e frekuencave të Sami Frashërit?

“Shqipja dhe serbishtja, gjuhë në fqinjësi”, vërteton “shkencërisht” Anila Omari

Në tollovinë intelektuale të shqiptarëve u bashkëngjitet edhe zonja Anila Omari, duke na mbushur mendjen neve, e duke e vërtetuar atë që e thonë serbët “Shqipja dhe serbishtja, gjuhë në fqinjësi”. Pasi i paska marrë në analizë mbi 200 tituj e studime, e krijon vepër model të kontakteve historike të shqipes me gjuhët fqinjë, “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”.

Lexo po ashtu:  Politika moderne si marketing: Si e sundoi Egjiptin për 3 dekada, Hosni Mubarak

 “Francezet vetë e pranojnë që varietetet e verës Vitis Vinifera Biturica janë me prejardhje nga trojet Shqiptare dhe atë nga Butrinti… e këto janë varietetet e familjes Cabernet dhe Merllot. (R. Kryeziu)”. Pra, që nga koha e ilirëve, në shek. I , galët e atëhershëm e morën trungun e hardhisë nga ne. E mira është se sot francezët nuk e shtrembërojnë faktin e gjallë, ose të them ndryshe, më shumë e kanë për krenari që rrushi i tyre ka prejardhje ilire.

Çka është për t’u përmendur që galët nuk ekzistojnë më, ata janë romanizuar tërësisht, gjuha e tyre ka humbur dhe quhen frëng, francezë. Kurse ne, si hardhia ilire jetojmë dhe marrim frymë shqip. Shumë për çudi se gjuhëtarët sot na dalin me teoritë e tyre marramendëse duke e shfrytëzuar emrin e tyre si Registered Trade Mark. Por, kot e kanë, puna e tyre nuk mbrohet me të drejtën e pronës intelektuale, sepse është kopje e punës së gjatë serbe dhe quhet plagjiaturë. Të mjerët ne, “i vjedhim” të tjerët për ta humbur veten!

Ndoshta Anila Omari bazohet në këtë: “Mund të merret edhe si e vërtetë që albanizimi i sllavëve në shqiptarë ka filluar që nga kohët e vjetra serbe, dhe u shtua me ardhjen e turqve, sepse shqiptarët si barinj që ishin mundnin më shumë t’i bënin ballë goditjes turke se sa bujqit e urtë sllavë. Impulsit të albanizimit të serbëve iu dha një hapësirë më e madhe me rastin e islamizimit të tyre (të shqiptarëve f.xh.) (Mitar Peshikan Svjedocanstva starih popisa). /MekuliPress.com/Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Mërgimtarë “*sretan vam put” në kufijtë e armiqve


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *