Më shumë se 24 orë përpara zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, presidenti i vendit, Milo Gjukanoviç, ka sulmuar Serbinë dhe kishën ortodokse serbe, të cilat sipas tij kanë dashur gjithmonë të mbajnë nën sundim malazezët.

Duke shfrytëzuar heshtjen zgjedhore, njeriu i fortë i Podgoricës, nuk foli fare për politikë, por nëpërmjet historisë dha një mesazh të pastër e që në fakt është thelbi i zgjedhjeve malazeze.

Në një fjalim të mbajtur nga ish-Pallati Mbretëror në Cetinje, kryeqytetin e vjetër të vendit, Gjukanoviç, me një koreografi nacionaliste ka përkujtuar 110 vjetorin e themelimit të Mbretërisë malazeze, e cila u krijua në vitin 1910.

Në fjalimin e tij, Gjukanoviç deklaroi se mbretëria malazeze nuk qëndroi shumë dhe u pengua gjithmonë gjatë pikërisht prej orekseve që vinin nga qendrat e pushtetit në Beograd që na kanë shikuar gjithmonë si “ortakë nën hyqëm” që duhen qeverisur.

Në këtë kontekst presidenti malazez, mori në një farë mënyrë rolin e Knjaz Nikollës, themeluesit të shtetit malazez, i cili sipas Gjukanoviçit, u trajtua keq nga dinastia serbe e Karagjorgjeviçëve.

Lexo po ashtu:  Një nga koktejet më të dashur në të gjithë botën, pija "Margarita" rrezikon të zhduket

E në këtë kontekst, presidenti malazez, ka përmendur edhe rolin e Kishës Ortodokse Serbe, e cila sipas tij, synon të mbizotëroje dhe qeverisë atë malazeze.

Duke dhënë një historik të themelimit të institucioneve fetare të vendit pas pavarësisë, Gjukanoviç kujtoi krijimin e Bashkësisë Islame, Ipeshkvnisë Katolike dhe Kishës Ortodokse Autoqefale Malazeze.

“Pse, vetëm në Serbi, shpallja e mbretërisë u paraqit si një përfaqësim i panevojshëm i kotësisë qeveritare, dhe madje edhe u përqesh. Aspiratat e Serbisë, atëherë një shtet i Ballkanit politikisht dhe ushtarakisht i fuqishëm, nuk përputheshin me Vullnetin e Principatës së Malit të Zi”, tha Gjukanoviç.

“Kishte dy qasje në atë kohë kur u themelua mbretëria: Njëra ishte që Mali i Zi duhet të ketë subjektivitet shtetëror, se interesat e Malit të Zi janë mbi të gjitha interesat e tjerë. Ithtarët e konceptit të dytë ishin të mendimit se kuptimi dhe qëllimi i shtetit malazez është që t’u shërbejë interesave të të gjithë serbëve dhe se Mali i Zi duhet t’i dorëzojë udhëheqjen një shteti tjetër,” tha ai.

Lexo po ashtu:  Ekspozita më e madhe e shtëpizave të drurit në Finlandë, pjesëmarrës edhe shqiptarët

Dhe duke sjellë rastin e përplasjes ndërmjet Karagjorgjeviçëve dhe dinastisë së Njegoshëve të Malit të Zi, Gjukanoviç deklaroi se “dinastia serbe i shikonte sovranët tanë si tradhtarë e separatistë”.

Dhe ka vijuar më tej: “Beogradi mbështeti kundërshtarët e sundimtarit malazez në të gjitha mënyrat. Që nga përkrahja për të ashtuquajturat ‘forca patriotike’ në Mal të Zi, fushatat në shtypin e Beogradit kundër Princit Nikolla, dhe më pas duke organizuar veprime për përmbysjen e tij të dhunshme”.

Ai shtoi se ngjarja e njohur në historiografi si “Çështja e bombave” ndodhi gjatë zgjedhjeve të tetorit në 1907, kur, siç deklaroi ai, emigracioni malazez nga Beogradi organizoi sjelljen e bombave në Cetinje, me qëllim për të likuiduar princin dhe familjen e tij.

“Menjëherë pas kësaj përpjekjeje të pasuksesshme, u krijua një organizatë e fshehtë me më shumë se një mijë anëtarë në Podgoricë, e cila filloi të punojë për të ngritur një kryengritje në Malin e Zi. Në gusht 1909, komplotistët u kapën dhe u sollën para një gjykate ushtarake. Por ajo që ata nuk arritën të bënin as në 1907 as në 1909, e përfunduan në 1918.

Lexo po ashtu:  Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Ku u bë shumë qartë se kush nuk donte krijimin e Malit të Zi”. E këtu, Gjukanoviç aludoi direkt për Rusinë, e cila pas Luftës së i Botërore krijoi Mbretërinë serbe, me në krye karagjorgjeviçët.

Ai shtoi se përballja e këtyre dy këndvështrimeve shënoi shekullin e 20-të malazez, duke pretenduar se ajo përpjekje nuk është ndalur as sot.

Opozita laramene që këtë herë është bashkuar më shumë shpreson që të marrë sa më shumë vota duke u paraqitur në lista të ndryshme, vetëm që partia në pushtet e Gjukanoviç të mos marrë shumicën në zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *