I ashtuquajturi drejtor i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka vlerësuar se miratimi i Platformës mbi dialogun nga ana e Kuvendit të Kosovës është gozhda e fundit dhe me këtë dialogu ka përfunduar.

Ai ka theksuar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka caktuar për nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Me miratimin e Platformës në të cilën thuhet se rezultati i vetëm i mundshëm i dialogut me Beogradin është njohja e pavarësisë së Kosovës, pa i trajtuar në asnjë moment të drejtat e serbëve, shenjtoret tona, kjo është përpjekje që Serbisë t’i imponohet ndonjë reparacion lufte, ndoshta për mijëra bashkëkombës tanë. Sot është dita e 2148 prejse është dashur ta formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Me këtë akt përfundimtar, me gozhdën e fundit, ata kanë dërguar një mesazh të qartë se dialogu ka përfunduar”, ka thënë Gjuriq, dhe ka shtuar:

“Kam qenë vet prezent kur presidenti ynë e ka paralajmëruar Frederica Mogherinin dhe zyrtarët tjerë, ndërsa ata e kanë bindur se kjo platformë kurrë nuk do të miratohet. Tani ka ardhur deri te kjo, përgjigjja e vetme e atyre njerëzve është heshtja. Serbia do të dijë të përgjigjet në mënyrë të duhur në këtë sfidë. Serbia do të dijë t’i mbrojë interesat e veta kombëtare, si dhe pozitën e popullit tonë në Kosovë por edhe në gjithë Serbinë”, ka deklaruar Gjuriq.

Lexo po ashtu:  Minatorët e Bulqizës nuk janë vetëm!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *