Gjykata e Apelit në Shkup ka refuzuar ankesat e të akuzuarve në tërësi dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin e Kumanovës.

Vendimi është sjellë pas tre muajve që kur është mbajtur seanca publike në Gjykatën e Apelit, ku u shqyrtuan ankesat e të akuzuarve për vendimin e shkallës së parë.

Me konfirmimin e vendimit të shkallës së dytë, aktgjykimi është i plotfuqishëm.

Këshilli gjyqësor prej pesë anëtarëve të gjykatës së shkallës së dytë solli vendim të vërtetojë në tërësi vendimin e gjykatëses Petkovska nga Gjykata themelore penale.

Ndryshe, Gjykata Themelore Shkupi 1, më 2 nëntor të vitit 2017 shqiptoi shtatë dënime të përjetshme me burg për të akuzuarit e Lagjes së Trimave, 13 të akuzuarve u shqiptoi dënim me burg prej 40 vjetëve, gjashtë të akuzuarit janë të dënuar me nga 20 vjet burg, një i akuzuar u dënua me 18 vjet burg, dy me nga 14 vjet burg, dy me nga 13 vjet burg, ndërsa katër prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive u liruan nga akuzat.

Lexo po ashtu:  Kryeministri i vitit 2025 - 2029: Serbia është shtet paramilitar, nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga e kaluara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *