DREJTËSI E NJËANËSHME.
GJYKATA E HAGËS, NJËJTË SIKUR GJYKATAT E SERBISË, DËNOJNË KRIMINELËT SLLAVË ME NGA NJË VIT BURG PËR NJË SHQIPTAR TË VRARË



18-vjet më parë më 12 gusht të vitit 2001, forcat sllavomaqedonase të policisë kishin vrarë e maskaruar barbarisht dhjetë fshatarë shqiptarë në fshatin Luboten të Tetovës.
Në mëngjes të 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmija 6 vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Mehmet Mehmeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili, Në atë aksion kriminal policor u dogjën 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin e operacionit se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Për këtë masakër kundër popullatës civile shqiptare Gjykata e Hagës ka dënuar me 10 vjet burg kriminelin sllavomaqedon, Tarçullovski, për secilin shqiptar të masakruar në mesin ne tyre edhe një fëmijë 6 vjeç, me nga një vit burg, aq kushton jeta e një shqiptari për gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.
Krejt njëjtë sipas të njëjtave standarde dënon edhe gjykata e Serbisë. Për 14 civilë shqiptarë të vrarë gjatë luftës, ka dënuar 10 vjet burg kriminelin, Sholaja, njëjtë sikur Gjykata e Hagës, që do të thotë një vit burg për një shqiptar të vrarë, ndërsa për dy shuplakë që i ka dhënë një spiuneje shqiptare të policisë së Serbisë, gjatë luftës, është dënuar 7 vjet burg, ish Komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi. Kjo është drejtësia “humane” evropiane, kur janë në pyetje shqiptarët dhe boshnjakët myslimanë.

Dilaver Goxhaj

Lexo po ashtu:  Albini u rrëzua! Ku gaboi Albini? Tani është koha të mendojë ku i kish gabimet, sepse kombi shqiptar nuk ka shumë të tjerë si ai!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *