Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne –
(Breznitë veprat i gjykojn… – ka thanë nji njeri i
madh!) –
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet – t’vogla e t’mëdha – për të
mbërrimet tona…

Pse – kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
– pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë – errësija dhe vetmija –
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë – breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re – dhe plot diell e dashni;

do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë si kemi ngallnjye,
nga hini dhe vjetërsia, qytete t’reja,
fabrika dhe katunde…
si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime –
tue belbzue abecenë dhe gjuhën vetë…
(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çdo gja, si me
qenë mjeshtra çollakë,
me pak dije po me shumë e shum vullnet…

Lexo po ashtu:  Sime shoqe

Esat Mekuli, –

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *