Gjykimi

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne-
(Breznitë veprat i gjykojnë -ka thanë nji njeri i madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet tona, shtërzimet’
për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të mbërrimet tona…
Pse-kush ka faj që prindët s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë-breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re-dhe plot diell e dashni;
do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë
si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia, qytete t’reja,
fabrika dhe katunde…
si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-
tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë…
(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çdo gja, si me
qenë mjeshtra çollakë,
me pak dije po me shumë e shum vullnet…)

Lexo po ashtu:  Pse fshehet historia shqiptare ? E si mos të fshehet , kur ajo i shpalosë “ mrekullitë” shkatërrimtare të ardhacakëve

Esat Mekuli /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *