“Kjo është gjëja më e keqe që ne bëjmë, prandaj jemi gjysmë pa edukatë. Ajo që ne kemi problem është se gjyshja thotë se unë e kam mjaltin e mjaltit, kjo shprehje që mirë është të hiqet nga fjalori se ngatërron shumë gjëra është shprehje jo e saktë. Gjyshet vërtet janë të mira dhe të domosdoshme , në raport më fëmijën janë gjithmonë më të qeta dhe më të duruara ndërsa raporti me nënën gjithmonë duhet fuqizuar. Është një konflikt i cili akoma nuk është zgjidhur te ne që nëna është e para dhe fëmija e do gjyshen. E para fëmija nuk di të dojë po mëson të dojë , fëmija i ka sytë nga nëna dhe babai po ndërhynë këta të tjerët dhe të jenë pozitivë fuqizojnë lidhjen nënë fëmijë. Është e domosdoshme që të fuqizohet kjo lidhje pasi aty ndërtohet besimi dhe siguria. Gjyshi dhe gjyshërit duhet të dinë vendin e tyre, të ruajnë radhën dhe të len prindërit të rrisin fëmijët”, thotë mjekja pediatre.

Lexo po ashtu:  5 mënyra se si të përdorni vajin e ullirit për lëkurë dhe flokë të shëndetshëm

E ftuar në emisionin në Rtv Ora, pediatrja dhe mjekja Lira Gjika ka thënë fjalët e mësipërme përsa i përket marrëdhënies midis gjyshërve dhe fëmijëve.

Kjo është një temë shumë e përfolur sidomos në vendin tonë ku shumicën e rasteve janë gjyshërit ato që kujdesen për nipërit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *