Kuvendi i 11 dhjetorit në mbështetje të Sali Berishës ka vendosur organizimin në 18 dhjetor (pra të shtunën tjetër, kur Basha ka thirrur kuvendin e tij), organizimin e një referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës. Motivacioni i këtij shkarkimi është për shkelje të statutit dhe marrje të vendimeve personale.

Belind Këlliçi ka bërë të ditur edhe procedurën që do të ndiqet. Fillimisht do të jetë Kuvendi Kombëtar që do të votojë me votë të fshehtë në mjediset e stadiumit kombëtar, shkarkimin e kryetarit. Më pas pikërisht në ditën kur Basha ka thurrur kuvendin e tij e gjithë anëtarësia do të votojë për të njehsuar votimin e kongresit.

Kjo, lëvizje që deri më tani ishte mbajtur e fshehtë nga Berisha ka dy qëllime kryesore. Së pari ajo e lë fatin e Bashës ne dore të antarësisë dhe jo të një pakice. Meqë Basha ishte zgjedhur me një anëtar një votë në verën e kaluar, ai do të shkarkohet po me të njëjtin parim.

Dhe e dyta, organizimi me urgjencë në 18 dhjetor i shkarkimit të tij bëhet me efektin e paramenduar për ta sfumuar edhe ligjërisht edhe politikisht nismën që ai ka mërrë për të mbledhur një kuvend në datën 18. Kur basha të jetë me një grusht njerëzish në Pallatin e Kongreseve, anëtarësia e PD-së do të ejtë deuke votuar për fundin e tij politik.

Lexo po ashtu:  Merkel jep premtimin: “Do të kemi 10 milionë të vaksinuar deri në fund të marsit. Mirëpresim cdo vaksinë”

Më parë kuvendi i PD kishte votuar hapur pra me ngritje dore edhe të nënkryetarëve të partisë, të Sekretarit të saj të përgjithshëm dhe të anëtarëve të kryesisë të zgjedhur jo sipas normave të statutit. Për ti hequr çdo mundësi manipulimi të shkarkuarve ai ka ndryshuar edhe vulën e partisë me miratimin e benit 8 në statutin e ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *