Shfletuesi dominant në desktop është vënë në vështirësi muajt e fundit nga Microsoft Edge të cilin Microsoft e rindërtoi me motorin e Chrome

Pavarësisht se po rivalizohet egër nga Microsoft, Google të paktën nuk po dorëzohet kollaj dhe këtë e dëshmojë përditësimet e fundit të shfletuesit Chrome.

Shfletuesi dominant në desktop është vënë në vështirësi muajt e fundit nga Microsoft Edge të cilin Microsoft e rindërtoi me motorin e Chrome e madje duke siguruar një avantazh të qartë ndaj Chrome në disa aspekte.

Për tju përgjigjur Google ka përgatitur përditësimin më të madhe të Chrome ndër vite. Kompania në heshtje ka lançuar një version të Chrome i cili redukton ndjeshëm sasinë e memories që konsumon shfletuesi.

Shokues është fakti sesa shpejtë Google reagoi. Aktualisht reduktimi i memories është bërë me versionet eksperimentale të Chrome 85, siç është Chrome Canary, një version dedikuar zhvilluesve.

Google pret që konsumi i memories të ulët gradualisht me versionet e reja ndërsa kodi optimizohet.

Lexo po ashtu:  Disa nga fragmentet më të mira nga “Këshilla për jetën”, Arthur Schopenhauer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *