Sipas Google Android 11 sjell ndryshime në tre hapësira: Kontaktet, Kontrolli dhe Privatësia.

Pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme, Google është gati të lançojë versionin e parë eksperimental të Android 11 për masat. Ata që kanë një telefon Pixel 2 ose më të ri mund të instalojnë sistemin e ri operativ duke u regjistruar në programin beta të kompanisë.

Versione të tilla të Android mund të jenë jostabile dhe problematike. Vetëm nëse jeni prej entuziastëve që dëshironi të testoni më të rejat e fundit, përndryshe ju sugjerojmë të prisni.

Beta publike e Android 11 duhej të debutonte më 3 Qershor me një aktivitet virtual të ngjashëm me Google I/O. Kompania e shtyu në përgjigje të protestave që po ndodhnin në vend duke thënë se nuk është momenti për të festuar.

Sipas Google Android 11 sjell ndryshime në tre hapësira: KontaktetKontrolli dhe Privatësia. E para ka të bëjë me mënyrën sesi komunikoni me të tjerët me një seksion të dedikuar në panelin e njoftimeve.

Lexo po ashtu:  Gruaja që e arsimoi kombin

Flluskat e bisedave do ta bëjnë më të lehtë të vijoni komunikimin ndërsa jeni duke përdorur apo punuarnë aplikacione të tjera. Këto flluska janë të ngjashme atë që ofrojnë Facebook përmes Messenger.

Aplikacionet mund të zgjedhin të përdorin këtë element të ri vizual dhe zhvilluesit mund ta shtojnë lehtësisht në aplikacionet e tyre. Përmirësime kanë ardhur edhe në tastierë kryesisht në rripin e sugjerimeve dhe kontrollin me komanda.

Android 11 do të sjellë përmirësime edhe në kontrollimin e pajisjeve të ndërlidhura. Duke shtypur butonin e ndezjes sistemi i ri operativ do të hapë një panel kontrolli për pajisjet e lidhura si altoparlantët, kufjet dhe televizorët.

E fundit dhe jo më e parëndësishme është kontrolli mbi privatësinë. Me Android 11 vinë lejet me një përdorim për aplikacionet.

Zakonisht kur instaloni një aplikacion të ri gjatë procesit të konfigurimit shfaqen disa opsione të cilat u japin akses në kamerën, mikrofonin apo vendndodhjen ku përdoruesit mund të lejonin aksesin tek këto komponentë unikë gjithë kohës (pra edhe në sfond) dhe vetëm gjatë përdorimit të aplikacioneve.

Lexo po ashtu:  Me falni diçka

Tashmë sistemi i ri operativ ofron leje për një përdorim dhe herën tjetër që të hapni aplikacionin do tu kërkohen leje përsëri.

Kështu nëse keni shkarkuar një aplikacion dhe përdorur vetëm një herë e nuk dëshironi ta përdorni më, të paktën nuk shqetësoheni sesi është duke aksesuar vendndodhjen tuaj ose kamerën tuaj.

Për zhvilluesit gjithashtu ka të reja si machine learning apo “debugging” më të thjeshtë. Është përfolur edhe për disa mjete kundra thirrjeve robotike. Gjithashtu priten përditësime të ndërfaqes dhe navigimit si dhe forma të reja ikonash.

Me ardhjen e versioneve të reja eksperimentale të Android 11 do të mësojmë më shumë rreth sistemit operativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *