Funksionet e reja do tu tregojnë përdoruesve sesa të populluar janë stacionet e trenave në një orar të caktuar apo rreth orarit të autobusëve nëse është i kufizuar ose jo.

Google do të shtojë funksionalitete të reja në shërbimin e hartave Google Maps për të paralajmëruar përdoruesit rreth Covid-19 dhe kufizimeve të udhëtimit në mënyrë që të planifikojnë më mirë udhëtimet e tyre.

Funksionet e reja do tu tregojnë përdoruesve sesa të populluar janë stacionet e trenave në një orar të caktuar apo rreth orarit të autobusëve nëse është i kufizuar ose jo.

Njoftime do tu dërgohen përdoruesve në Argjentinë, Francë, Indi, Holandë, SHBA e Britani. Gjithashtu funksionalitetet e reja do të përmbajnë detaje rreth pikave të kontrollit të Covid-19 dhe kufizimeve në pikat kufitare.

Në muajt e fundit kompania ka analizuar të dhënat nga miliarda përdorues në 131 vende për të ndihmuar autoritetet shëndetësore dhe parë nëse njerëzit po u binden rregullave të distancimit social.

Google ka investuar miliarda dollarë për të ndërtuar një hartë dixhitale të botës dhe ky aplikacion ka mbi 1 miliardë përdorues në muaj.

Lexo po ashtu:  T’isha një lule

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *