Gmail dhe Chat kanë funksionin PiP (Picture-in-Picture) që do të thotë se mund të shikoni video thirrjet Meet gjatë përdorimit të aplikacioneve në fjalë.
Google ndryshon brendin e G Suite
Google ribrandoi ditën e sotme suitën e aplikacioneve të produktivitetit për bizneset, G Suite, i cili përfshin Gmail, Drive, Docs dhe Meet.

Emri i ri është Google Workspace, një emër që kompania e ka paralajmëruar prej kohësh kur prezantoi mjetet e bashkëpunimit dhe integrimin e Google Meet.

Së bashku me emrin e ri Google prezantoi edhe logo të reja për të gjitha aplikacionet e produktivitetit të cilët sot përdoren nga mëse 6 milionë biznese.

G Suite, si marka e shërbimeve me pagesë të Google, debutoi fillimisht në 2016-ën. Gjithashtu Google prezantoi funksione të reja për tashmë Google Workspace.

Gmail do të jetë shërbimi ku të gjitha mjetet takohen. Disa prej këtyre veçorive të reja janë mundësia për të krijuar dokumente dhe punuar bashkërisht në dhomat e Chat, apo për të parë paraprakisht dokumentet Docs, Sheets dhe Slides pa pasur nevojë ti hapni në një tab të ri.

Lexo po ashtu:  As Çitaku, as Kurti — Kadare i pari kishte folur për “çlirimin e Serbisë prej Kosovës”

Kur dikush përdor @mention në një dokument, Workplace do të ofrojë informacione të kontakteve dhe të sugjerojë veprime si përshembull të dërgoni e-mail apo filloni një video bisedë.

Gmail dhe Chat kanë funksionin PiP (Picture-in-Picture) që do të thotë se mund të shikoni video thirrjet Meet gjatë përdorimit të aplikacioneve në fjalë.

Çmimi mbetet i njëjti edhe pse emri do të ndryshojë. Plani më i lirë është 6 dollarë dhe quhet Business Starter. Ata që duan të realizojnë video thirrje Google Meet me një numër të lartë pjesëmarrësish duhet të shkojnë për planin 12 dollarë Business Standard. E re është plani Business Plus me 18 dollarë në muaj për përdorues dhe përfshin opsione shtesë si Vault apo funksione për menaxhimin e pajisjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *