Shumica e përdoruesve në internet besojnë se historiku i tyre i kërkimit nuk gjurmohet kur janë duke shfletuar në “private mode” por Google thotë se nuk është kështu.

Google është paditur në një gjykatë në SHBA se ilegalisht ka marrë nën kontroll privatësinë e përdoruesve duke gjurmuar njerëzit edhe kur janë duke shfletuar në “private mode.”

Padia kërkon një dëmshpërblim nga Google prej 5 miliardë dollarësh.

Shumica e përdoruesve në internet besojnë se historiku i tyre i kërkimit nuk gjurmohet kur janë duke shfletuar në “private mode” por Google thotë se nuk është kështu.

Motori i kërkimit mohon që një gjë e tillë të jetë e jashtëligjshme.

Padia kërkon dëmshpërblimin e miliona përdoruesve të Google të cilët prej 1 Qershorit 2016 kanë shfletuar internetin në “private mode” sipas firmës ligjore Boies Schiller Flexner.

Incognito Mode në Google Chrome u jep mundësinë përdoruesve të shfletojnë në internet pa u ruajtur aktiviteti i tyre në shfletues ose pajisje. Por uebsajtet e vizituara mund të përdorin mjete si Google Analytics për të gjurmuar vizitat.

Lexo po ashtu:  Bota s’do të jetë më kurrë e njëjta pas koronavirusit

Google mohon pretendimet duke thënë se uebsajtet mund të grumbullojnë informacione rreth përdoruesve e aktivitetit të shfletimit edhe nëse janë në “private mode.”

Në rastin e Google Analytics për të parandaluar gjurmimin përdoruesit duhet të instalojnë shtojca të jashtme që e bllokojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *