Por çuditërisht Google Group i ka mbijetuar këtyre eksodeve dhe është aktiv që prej 2001 ku u lançua për herë të parë.
Google ka eliminuar disa rrjete social dhe shërbime komunikimi në vitet e fundit si Google Allo, apo Google Talk.
Por çuditërisht Google Group i ka mbijetuar këtyre eksodeve dhe është aktiv që prej 2001 ku u lançua për herë të parë.
Ajo që i ka munguar këtij shërbimi ka qenë përditësimi i ndërfaqes për ta vënë në një linjë me shërbimet e tjera të Google. Tashmë kompania tha se Dizajni Material po vjen.
Mjetet e filtrimit dhe kërkimi do të rimodelohen dhe kompania thotë se do të jetë më e lehtë se kurrë më parë të startoni një grup të ri.
Përdoruesit e interesuar mund të rejgistrohen në këtë lidhje për të provuar versionin beta përpara se të bëhet i detyrueshëm për të gjithë.
Navigim i përmirësuar, krijimi më i thjeshtë i grupeve, opsione më të fuqishme kërkimi, komunikim i standardtizuar në biseda dhe menaxhim më i mirë i anëtarëve të grupit është ajo çfarë Google premton me versionin e ri të Groups.