Por janë një kategori punonjësish prezanca e të cilëve në zyrat qendrore është e domosdoshme për kompaninë bëri të ditur CEO i Google Sundar Pichai.

Gjiganti i kërkimit Google tha ditën e Marte se do të hapë zyrat në Korrik në 10% të kapacitetit dhe në Shtator në 30%.

Së bashku me Facebook, kompanitë i kanë lejuar punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia që prej muajit Mars kur shpërtheu pandemia e koronavirusit.

Google do tu sigurojë 1,000 dollarë çdo punonjësi për të pajisje të nevojshme në shtëpitë e tyre ndërsa kompania përgatitet që stafi të punojë në distancë për pjesën tjetër të vitit.

Por janë një kategori punonjësish prezenca e të cilëve në zyrat qendrore është e domosdoshme për kompaninë bëri të ditur CEO i Google Sundar Pichai.

Pichai vijoi duke thënë se Google do të jetë më fleksibël me punën në distancë pasi pandemia të jetë larguar. Lajmi vjen një javë pasi CEO i Facebook Mark Zuckerberg tha se do të lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpitë edhe pas largimit të pandemisë.

Twitter ka bërë publike politika të ngjashme.

Lexo po ashtu:  MALLI PËR T'PAMBËRRIJTSHËMEN, - NGA ESAT MEKULI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *