Kompania prezantoi këtë funksion në fillim të vitit. Përdoruesit mund të regjistrojnë fjalët e dikujt tjetër në një gjuhë dhe ta riprodhojë atë në një gjuhë tjetër në kohë reale.Google Translate vjen me një opsion të ri unik

Duke filluar nga dita e sotme aplikacioni Translate i Google vjen me një opsion të ri për incizimin dhe përkthimin e bisedave në një gjuhë tjetër.

Kompania prezantoi këtë funksion në fillim të vitit. Përdoruesit mund të regjistrojnë fjalët e dikujt tjetër në një gjuhë dhe ta riprodhojë atë në një gjuhë tjetër në kohë reale.

Sipas The Verge opsioni është i disponueshëm tek të gjithë përdoruesit Android deri nga fundi i javës. Në momentin e debutimit vetëm disa gjuhë janë të disponueshme si Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Portugeze, Ruse, Spanjolle, Indiante dhe Tai.

Pasi të keni përditësuar aplikacionin Translate në versionin e fundit, ju mund të përdorni opsionin duke shtypur butonin “Transcribe” ngjitur me qendrën e ndërfaqes. Google thotë se opsioni funksionon mirë në një dhomë të qetë.

Lexo po ashtu:  Facebook mund të bashkojë News Feed dhe Stories, në një format të vetëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *