Më shumë se 100 milion kopje të lojës janë shitur që prej 2013. Ngadalësimi ka shkaktuar probleme edhe në platformat e shërbimet e tjera të Epic.

Dyqan i Epic Games përjetoi probleme ditën e Enjte ndërsa fansat u turrën për të shkarkuar një version falas të Grand Theft Auto V.

Brenda pak minutash pasi loja u bë falas, kërkesa e madhe bëri që uebsajti të ngadalësohej dhe të dërgonte mesazhe gabimi.

Epic fajësoi trafikun e lartë për këtë ngadalësim. Grand Theft Auto, njohur ndryshe edhe si GTA për fansat, është krijuar nga Rockstar Gmes dhe është një prej titujve më të shitur.

Çdo javë Epic Games e bën një lojë të disponueshme falas në dyqanin e tij. Lojërat janë të disponueshme për PC dhe Mac. Përdoruesit të cilët e shkarkojnë lojën gjatë këtij momenti mund ta mbajnë përgjithnjë.

Të Mërkurën u tha se Grand Theft Auto V do të ishte loja falas e javës. Loja u bë e disponueshme në orën 16:00 me orën tonë lokale dhe brenda pak minutash sajti ra.

Më shumë se 100 milion kopje të lojës janë shitur që prej 2013. Ngadalësimi ka shkaktuar probleme edhe në platformat e shërbimet e tjera të Epic.

Lexo po ashtu:  Ja sesi të fshini disa postime njëherazi në Facebook

Fortnite, që është krijuar nga Epic, pati probleme gjithashtu. Oferta për shkarkimin e GTA V falas është deri më 21 Maj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *