Mund të ketë qenë ‘The Last Dance’ (Kërcimi i fundit), por nuk do të jetë fjala e fundit mbi një prej episodeve më kontroversë të serisë së Netflix që tregon ecurinë e dyfishtë drejt titullit të Chicago Bulls të Michael Jordan. “Gënjeshtra, gënjeshtra, vetëm gënjeshtra, nëse Jordan ka ndjerë mëri ndaj meje, mund ta zgjidhim këtë cështje si burra. Mund të diskutojmë ose të gjejmë një mënyrë për të rregulluar gjërat. Por përsëri, ka përsëritur gënjeshtrën sipas të cilës unë jam burimi që ka spiunuar gjërat e shkruar në libër”. Ish-shoku i skuadrës së MJ tek Bulls, Horace Grant, replikon kështu në lidhje me aludimet për rolin e tij si spiun brenda dhomave të zhveshjes për Sam Smith, autorin e librit të famshëm ‘The Jordan Rules’.

“Gjithnjë nëse mund të quhet ‘The Last Dance’, në dokumentar ka shumë gjëra të pasakta. Por është e paevitueshme nëse e ka prodhuar vetë Jordan e ka bërë shkurtimet që ka dashur ai. Unë e Sam kemi qenë gjithnjë miq të mëdhenj, jemi akoma, por shenjtërimi i dhomave të zhveshjes e sekreteve të tij nuk është vënë kurrë në dyshim. Sam është një gazetar i madh investigativ, ky është shpjegimi. Ka thënë gjithnjë se kishte dy burime: përse MJ vazhdon të drejtojë gishtin vetëm kundër meje?. E tija është vetëm mëri: ta them unë, nuk ka arsye tjetër përvec asaj. E mendoj se duket gjatë dokumentarit. Nëse thua dicka jashtë normave për të, eleminohesh, do bëjë gjithcka për të shkatërruar personazhin tënd. Por kur provoi të më sulmonte, unë i jam përgjigjur gjithnjë, pa bërë asnjë hap pas”.

Lexo po ashtu:  Zbulohet agjenda e Kombëtares

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *