Jo vetëm një shkrimtar me talent befasues dhe dëshmi e trashëgimisë kulturore, por frymëzim për një mbiemër letrar – kafkian. Ekuilibri i mprehtë i misticizmit, bindjeve dhe filozofisë së autorit interpretohet njëlloj, veçse ruan një dykumptimësi të fuqishme; duke sfiduar, duke marrë në pyetje dhe duke kërkuar me ngulm një të vërtetë për njerëzimin dhe botën ku jetojmë, por gjithmonë ngurrues para se të arrijmë tek ajo e vërtetë, e cila na mundon së tepërmi për ta nxjerrë në dritë. Kjo është një nga karakteristikat e Franc Kafkës.

Kafka pëlqente të shëtiste nëpër parqet e Pragës.

Në një prej endjeve të tij në shoqërinë e të dashurës, pak para vdekjes, ai u takua me një vajzë të vogël që qante se i kishte humbur kukulla. “Kukulla jote është nisur në udhëtim, – i tha Kafka. – E di, sepse sapo më dërgoi një letër”. Meqenëse vajza e vogël dukej dyshuese, ai i la takim të nesërmen në të njëjtin vend. U kthye në shtëpi, shkroi një letër të gjatë gjatë natës dhe të nesërmes u kthye sërish në park. Ai i lexoi vogëlushes, e cili po e priste me padurim ato pak faqe, ku kukulla tregonte për aventurat, udhëtimet e saj, jetën e saj të re. Loja zgjati tre javë. Kafka e përfundoi rrëfimin, duke i gjetur së fundmi një burrë vogëlushes. Ai e dinte që gratë kanë një mënyrë të çuditshme për të vdekur: ato martohen.

Lexo po ashtu:  Facebook gati ti japë fund një prej pritjeve më të gjata të përdoruesve

Ndoshta, duke parë atë vajzë të vogël, ai kujtoi përvojën e tij të parë seksuale në moshën njëzetvjeçare me një shitëse. I kishte ardhur turp ta lante fytyrën në ujë të pisët dhe njëkohësisht kishte ndier një dëshirë të papërmbajtshme për fëlliqësi. Më vonë, në romanet e tij, ai gjithmonë do vinte në skenë femra me sentimentalizëm të flashkët, që adhuronin përkëdheljet dhe të shthurura, si një nënë që jeta do ta kishte zvarritur drejt fundit.

Gjithnjë kishte menduar se “çiftimi është ndëshkimi i lumturisë për të jetuar së bashku” dhe se, gratë janë gracka që e përgjojnë burrin nga të gjitha anët për ta çuar atë në fushën ekskluzive të kufizimit. Ai ndiente keqardhje për vajzat e vogla “për shkak të shndërrimit në gra, proces të cilit ato ishin të detyruara t’i nënshtroheshin”. Ai parapëlqente vajzat e reja, të cilave u dërgonte letra, duke e ditur që biseda e tyre nuk ishte gjë tjetër veçse fortesa heshtjeje, çka do të nxiste “iluzionin e dëshpërimit të tij”./Konica.al

Lexo po ashtu:  “Kur u ndamë ne të dy”, ndër poezitë më të trishta për ndarjen nga Lord Bajron. Do t’ju emocionojë

Një nga shprehjet e Kafkës, mbetet monumentale: “Çfarë kam të përbashkët me hebrenjtë, unë që tashmë nuk kam asgjë të përbashkët me veten time!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *