Gratë që përdorin antibiotikë për më shumë se dy muaj, përballen me një rrezik të madh që të vuajnë nga sëmundjet apo sulmet në zemër, thuhet në hulumtimin e fundit, transmeton European Heart Jurnal.

Expertët besojnë se përdorimi i antibiotikëve te gratë për një kohë më të gjatë se dy muaj, ndikon në rritjen e disbalancit të baktereve të dobishme për trupin, duke e rritur inflamacionin, ngushton arteriet e gjakut dhe përfundon me dëmtim në zemër.

Sipas tyre, një grua, sa më shumë që përdorë antibiotikë në jetën e saj, aq më shumë përballet me rrezikun për sulm në zemër.

Hulumtuesit, të cilët i vëzhguan 36.500 gra në SHBA, gjetën se tek shumica e grave që përdorin antibiotikë, rreziku për një sulm ose sëmundje në zemër, brenda një periudhe prej tetë vitesh, rritet për rreth 30%.

Tek gratë të cilat janë në moshë mbi 60 vjeçare, rreziku rritet për 32%, tek gratë që janë 40-59 vjeçare, rreziku është 28%, ndërsa te gratë nën 40’tave, nuk kishte ndonjë efekt negativ.

Lexo po ashtu:  Të mirat e fasules

Hulumtuesi, Dr. Yoriko Heianza, nga Universiteti i New Orleans, tha se “ duke hetuar qëndrimin e antibiotikut në trupin e njeriut, ne kemi gjetur një lidhje afatgjate mes përdorimit të këtyre barërave dhe sëmundjeve të zemrës”.

Hulumtuesit këto të dhëna i prezantuan në gazetën shëndetësore, European Heart Journal, e aty gjithashtu shtuan se edhe pse në aspektin e përgjithshëm ekziston rreziku relative, në aspektin individual, rreziku është më i vogël.

Antibiotikët, janë barëra të cilat vrasin bakteret e rrezikshme që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *