Në Ukrainë, gratë vullnetare po stërviten për përdorimin e armëve luftarake dhe ndihmojnë duke prodhuar materialet e kamuflazhit ushtarak. Në rastin e pushtimit nga Rusia, ato kanë planifikuar largimin e fëmijëve në zona më të sigurta dhe rezistencën ndaj pushtuesve.

Gratë ukrainase po dalin vullnetare për t’u stërvitur me armë luftarake për të zmbrapsur një pushtim të mundshëm nga forcat ruse.

Svetlana Putilina, drejtuese e një organizate fetare për gratë myslimane në qytetin ukrainas Kharkiv, i kalon fundjavat e saj duke u stërvitur me gratë e tjera.

Putilina ka tashmë një plan se çfarë duhet të bëjë në rastin e një pushtimi. Ajo thotë se do të qëndrojë në qytet, së bashku me familjarët e moshuar, për të luftuar kundër pushtuesve.

“Fëmijët do të dërgohen në një vend ku mendojmë se do të jetë relativisht qetë. Familjarët më të moshuar do të qëndrojnë në qytet… Nëse do të jetë e mundur që qeveria të na japë armë, do t’i marrim dhe do të mbrojmë qytetin tonë. Gjatë ditëve të para do të përdorim armët e autorizuara. Do t’i përdorim nga minuta e parë për të mbrojtur qytetin tonë”, thotë ajo.

Lexo po ashtu:  Përgjigje pyetjes së Pr. Dr. Elmas Lecit

55 vjeçarja Viktoria Balesina ndjek gjithashtu seancat e stërvitjes.

Gjuha e saj e nënës është rusishtja, por që nga fillimi i tensioneve, ajo përpiqet të flasë gjuhën ukrainase.

“Qyteti duhet të mbrohet. Rusia ka një oreks të madh dhe po e merr vendin pjesë pjesë. Kjo nuk duhet të ndodhë. Prandaj po mësoj përdorimin e armëve. Duhet të bëjmë diçka; mos të na zërë paniku dhe të biem në gjunjë. Nuk e duam këtë”, thotë ajo.

Një tjetër grup grash që ka përfunduar stërvitjen ushtarake u bashkohet vullnetareve që prodhojnë rrjeta kamuflazhi që do të dërgohen në vijën e frontit.

“Detyra ime është të bëj gjithçka sa të jem gjallë, për ushtrinë dhe vendin”, thotë pensionistja 75-vjeçare Ludmila Prodan.

Rusia ka mbledhur rreth 100 mijë forca përgjatë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar paralajmërime gjithnjë e më të forta nga Perëndimi se Moska synon ta pushtojë këtë vend.

Rusia kërkon premtimin e NATO’s se Ukraina nuk do të lejohet ndonjëherë të anëtarësohet në këtë aleancë, se do të ndalë vendosjen e armëve të NATO’s pranë vijës kufitare ruse dhe do të tërheqë forcat nga Evropa Lindore.

Lexo po ashtu:  A është karantinimi zgjidhja ndaj një vale të dytë?

NATO dhe Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë këto kërkesa të parealizueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *