PAPA KRISTO NEGOVANIT

Na vrane,shoke,na vrane
Papa Kristo Negovane !
Papa Kristo kush te vrau ?
Nga femia kush te ndau ?
Grekerit me grekomane
me sepate pas te rane !
E gjeçin nga Perendia,
te ndane nga Shqiperia !
C’kini,more te mallkuar,
me kete vend te bekuar ?
C’kini ju me Shqipetare,
qe doni t’u beni varre ?
Mbase do Zot’ i vertete
nd’ate varr te bini vete !
Qani male me téboré
Kristo priftin vjershetore !
Qaj,o Negovan i shkrete
Papa Kriston vet’ i trete !

A.Z. CAJUPI. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  TikTok provon një buton mospëlqimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *