MekuliPress boton një poezi të Andon Zako Çajupit për grekët edhe shqiptarët, e cila ka në fakt doza të mëdha cinizmi ndaj fqinjëve, të cilëve poeti nuk i kursen me epitete, madje u vë në dyshim karakterin dhe pjellorinë.

Greku dhe shqipëtari

Greku –

Pse ju Shqipëtarë,

Kini djem të mbarë,

Të zgjuar, të zotë,

Të fort e të plotë?

Shuko djemtë tanë,

Sikur nukë hanë,

Të verdhë, të thatë,

Të trëmbur si gratë,

Të liq, të pabesë,

Pa turp e pa shpresë,

Gjak në zëmër s’kanë!

Tuajtë pse janë

Trima të vërtetë?

Shqipëtari

Se i bëjmë vetë,

S’na ndihnë të tjerë,

Si ju, mor të mjerë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Fakte interesante mbi kryeveprën e Dostoevskyt “Krim dhe ndëshkim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *