Grenell e Dell – çka na meson qasja e tyre?

Avni Zogiani

Ta supozojme per shembull qe Grenell nderron edhe sektor, siç beri Christopher Dell kur shkoi nga Kosova e u fut te punoje per Bechtel… kaq shume politike personale kane prodhuar te dy, e kurdo here qe kemi provuar te jemi kritik ndaj qasjes patronistike qe kane pasur te dy, jemi quajtur anti-amerikane. Nepermjet kesaj qasjeje per shembull Dell ka arritur te na fuse ne kete marredhenjen tone me Bechtel qe na kushtoi shume, sikur qe na e imponoi nje koncesion ne Aeroport dhe nje pothuajse falje te distribucionit te enetgjise. Sot, nuk ke kujt i ankohesh per veprimet e Dell, ashtu siç neser nuk do te kemi kujte t’i ankohemi per pasojat e Grenell.
Pra, nuk lidhet fati i vendit me nje person, e sidomis kur ai ka nje qasje agresive dhe shtyen politiken drejt vendimeve me pasoja, sepse nje dite ai shkon, e kur vjen tjetri as qe deshiron te degjoje per pasojat e shkaktuara.
Ne keso situatash me e mira eshte qe te kuptohet dhe zbatohet politika tradicionale e shteteve perkrahese te Kosoves. Kjo tradite definitivisht nuk qendron te Grenell, por tek Albright e Joseph Dioguard, apo tek Joe Biden.
Mos e humbni busullen e me u shtye nga qasjet sezonale ne politike, dallojeni kete politike nga tradita, se nuk eshte aq e veshtire.

Lexo po ashtu:  Luftë online Kinë-Perëndim: Aristoteli nuk ka ekzistuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *