Duke se Greqia është duke u rimëkëmbur ekonomikisht pas krizës së thellë që pësoi prej euros si dhe nga vitet e recensionit që kaloi. Kjo sipas analistëve financiarë dhe investitorëve të ndryshëm, por shtetas grek si shembulli i Dimitra D. nuk janë të të njëjtit mendim. Inxhinierja civile 53 vjeçare, rrezikon të humbasë shtëpinë e saj me vlerë 140 mijë euro, të vendosur si kolateral për një borxh prej 50.000 euro të marrë bankës, të cilin ajo nuk mundet dot ta paguaj. “Preferoj të humbasë shtëpinë edhe pse nuk ka sens në aspektin financiar se sa të vazhdojë të ‘luftoj’ me bankën. Do të jetoj në një shtëpi me qira në 50 metra katror por të paktën do të jetoj e qetë” është shprehur ajo.

Aksionet e Greqisë në 2019 janë rritur me 26% duke shënuar tre mujorin e saj të parë më të mirin në dy dekada. Gjithashtu vitin e kaluar vendi ka shënuar rritjen më të fortë ekonomike që prej vitit 2007.

Lexo po ashtu:  Rusia me kërkesa: Katër kushte për fundin e luftës në Ukrainë

Por sidoqoftë shumë grekë ende po luftojnë për të mbijetuar si pasojë e krizës së thellë 10 vjeçare. Shkalla e papunësisë në vend prej 18.5% është ende ndër më të lartat në Bashkimin Europian.

Që nga fillimi i krizës financiare në vitin 2010, më shumë se 87,500 biznese të vogla dhe të mesme janë mbyllur, ndërsa të ardhurat personale janë zvogëluar me 14,5%, tregojnë statistikat kombëtare. Rreth 4 milionë tatimpagues, ose rreth 37% e popullsisë, i detyrohen shtetit 104.4 miliardë euro në pagesa të prapambetura, më shumë se trefishi i borxheve në vitin 2010 prej 32.5 miliardë euro.

Shumë grekë janë të lodhur dhe nuk po bëjnë më luftë për të ruajtur pasuritë e tyre të patundshme. Në rastet që duhet të shqyrtoheshin nëpër gjykatat greke, që mund të zgjasnin me vite, shumë njerëz të cilët dikur ishin të vendosur t’i mbronin pronat e tyre, kanë hequr dorë, thotë Dimitris Anastasopoulos, një avokat që merret me rastet për të ndaluar bankat nga konfiskimi banesave.

Lexo po ashtu:  E trimëruar nga Përëndimi/ Loja nacionaliste e "Listës Serbe": Edhe dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale

Edhe vetë bankat po përballen me presion për të zvogëluar kreditë e këqija, ndërkohë që detyrimet e papaguara bankare qëndrojnë në 81.8 miliardë euro, gati gjysma e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Në një vit zgjedhjes qeveria e kryeministrit Tsipras votuan një projektligj mbrojtës për këto pasuri pas një mos marrëveshjeje të gjatë me kreditorët e vendit mbi kriteret e zbatimit.

Pronarët e shtëpive në gjendje të vështirë mund të aplikojnë për ndihmë dhe nëse përmbushin kriteret, bankat do të ristrukturojnë huanë me shtetin që subvencionon një pjesë të kësteve ndërsa huamarrësi do të paguajë pjesën tjetër pa vonesa të reja.

Korniza e re mbulon kredi të këqija me vlerë rreth 25 miliardë euro, bazuar në të dhënat e Shoqatës së Bankave Helenike. Prej kësaj, trupi tregtar pret rreth 10 miliardë euro, që korrespondon me rreth 160,000 debitorë, për të përdorur legjislacionin e ri, ku si rezultat rreth 5 miliardë euro mund të ristrukturohen dhe të kthehen në kredi produktive.

Lexo po ashtu:  Rama mbyll vizitën në Gjermani, Berlini del kundër Ballkanit të Hapur dhe kërkon anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ja çfarë ndodhi

Nëse vlerësimet janë të sakta, plani i ri do të ndihmojë huamarrësit dhe huadhënësit. Kreditorët e Greqisë dhe Banka Qendrore Evropiane mendojnë se ulja e borxhit ‘të keq’ është përparësia kryesore e vendit.

Burimi: Bloomberg /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *