Bashkia e Finiqit që i përket pakicës kombëtare greke ka vendosur në rrugët dhe hyrjet e fshtrave që ka nën administrim tabela dygjuhëshe në shqip dhe në greqisht që tregojnë emërtimet përkatëse.

Kjo është hera e parë që kjo e drejtë vihet në zbatim të plotë, pasi më herë tabela dygjuhëshe ka patur vetëm në autostradën Gjirokastër-Kakavijë, në zonën e Dropullit. Në të shkuarën megjithatë shpesh herë emërtimet në greqisht janë fshirë nga organizata apo shoqata patriotike.

Vendosja e tabelave dygjuhëshe bazohet në ligjin 96/2017, ku përcaktohet edhe “përdorimi i gjuhës” në rastin e pakicave kombëtare. Më konkretisht ligji thotë se “Me vendim të organeve të njësive të qeverisjes vendore, kur mbi 20% e personave që u përkasin pakicave kombëtare shprehin një kërkesë që emrat përkatës të njësisë administrative, rrugëve dhe tregues të tjerë topografikë përveç gjuhës shqipe, të emërtohen edhe në gjuhën e pakicës përkatëse, në përputhje me dispozitat ligjore për pushtetin vendor “.

Të parat që kanë reaguar kanë qenë sërish shoqatat patriotike. Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” e denoncoi si “një skandal”. Sipas tyre, kjo është një shkelje e qartë, pasi “ligji e shpjegon qartë se gjuha e parë zyrtare është shqipja dhe më pas vijnë gjuhët e tjera” duke shtuar se renditja e emërtimit në greqisht mbi emërtimin në shqip shkel sovranitetin territorial të Shqipërisë.

Lexo po ashtu:  Ambasadori amerikan merr detyrën në Kosovë: Është nder të shërbej këtu

“Ne shpresojmë të kemi një përgjigje të shpejtë nga shteti shqiptar për këto operacione ekstremiste nacionaliste greke, të kryera në mënyrë të hapur nga kreu i Bashkisë së Finiqit”-thuhet në deklaratën e lëvizjes “Zgjohu Shqiptar”.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *