Në jug të Shqipërisë, në fshatrat shumë pranë kufirit grek, të gjithë jemi ndeshur me tabela rrugore, të cilat janë të shkruara në greqisht.

Ky skandal është evidentuar prej kohësh, por nga shteti shqiptar askush nuk merr guximin ta ngrejë fort zërin për ndryshimin e kësaj situate.

Një qytetar ka denoncuar tabelat e rrugës në fshatin Glinë të Gjirokastrës, të cilat janë të shkruara tërësisht në gjuhën greke. Shqipja në këto tabela është harruar, duke zhdukur pjesërisht një pjesë të kulturës së vendit.

Kuptohet që në ato fshtara jetojnë edhe minioritete greke, por gjuha e parë zyrtare duhet të jetë shqipja. Këtu s’ka diskutim.

Qytetari shprehet:

Tabelat ne gjuhen shqipe nuk perdoren me ne jug te shqiperisë me fshatin Gline te Gjirokastres spo kuptojm jetojm ne Greqi qe ne gjuhen shqipe nuk është e shkruar asgje. Sot ne rrugen e fshatit gline gjirokaster pa shkuar te fabrika e ujit, po ta shohesh duket fabrika pak me tutje por ka dhe shum fshatra te tjere kur shkon per Kakavi qe nuk e kan fare ne gjuhen shqipe dhe ka filluar dhe ne sarand sikur sjemi me ne Shqiperi por ne greqi a thua vall se po i perkasim grekut.”

Lexo po ashtu:  Një shoqëri që harron të dobëtit: Kur mediat harrojnë njeriun e thjeshtë - 𝐊𝐮𝐫 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐪𝐞𝐯𝐢 𝐒𝐢𝐦𝐚𝐤𝐮 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐞 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐬

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *