Hungaria duket se po luan me një tjetër nismë që synon hapur rritjen e marzhit të ndikimit në bllokun europian në këmbim të një politike më fleksible të Brukselit ndaj interesave të atij që quhet Grupi i Vishegradit.

Budapesti ka menduar të hyjë në manovër me një propozim për imigracionin duke rënë dakord me Serbinë dhe Bratislavën zyrtare në një takim të mbajtur në Komarno të Sllovakisë, për ngritjen e pikave të kontrollit të shqyrtimit të kërkesave për azil jashtë BE-së. Në pika të posaçme njësoj si ajo e Shëngjinit.

Në takimin ku kanë qenë Orban i Hungarisë, Aleksander Vuçiç i Serbisë dhe kryeministri Slliovak, Robert Fico është kërkuar një politikë më strikte e BE-së, më shumë deportime, pasi është konkluduar se politika e deritanishme ka dështuar.

Imigracioni ilegal është një problem serioz, ushqyer nga paqëndrueshmëria gjeopolitike, konfliktet e shumta dhe pabarazitë sociale në rajonet fqinje me Europën

thuhet në deklaratën e rastit.

Ndonëse FRONTEX ka vënë në dukje rënie të hyrjeve të parregullta në bllok për vitin 2024, po duket se politika për imigracionin po kalon nga premisat e trajtimit mbi baza të të drejtave të njeriut, drejt premisave të policimit të kufinjve.

Lexo po ashtu:  Gjëja e parë që do bëni sapo të dilni nga karantina bazuar në shenjën tuaj të HOROSKOPIT

Përfshirja e Serbisë në këtë lojë i apelon një gjeopolitike të re në BE që përfaqësohet të krahu konservator por edhe te interesat e pandashme të Europës Qendrore ne Rusinë. Është e dukshme se Orban po ofron një zgjidhje për imigracionin në këmbim të një politike ekonomike më fleksibël ndaj Rusisë me të cilën Europa Qendrore ka lidhje të forta.

Bën dallim të qartë këtu Polonia që ka vendosur të ndjekë një politikë strikte imigrimi në emër të përballjes me atë që e quan një luftë hibride të Rusisë ndaj BE-së.

Në  çdo rast po shihet se modeli Ruanda-Shëngjin po gjen zbatim kudo duke izoluar deri diku lëvizjet e ngathëta administrative të Brukselit, i cili sheh pa bërë dot gjë sesi edhe Franca apo Gjermania rikthejnë kontrollet në kufi.

Kjo provon një leksion nga abetarja e politikës: nuk ka zgjidhje administrative dhe burokratike për asnjë çështje që afekton politikat kryesore të një entiteti. Nuk mund të vendosë Brukseli para poliikës veçse nëse BE merr tjetër rol dhe zhvillohet në një tjetër strukturë.

Lexo po ashtu:  Halil Matoshi analizon deklaratën e “analistit” serb për Albin Kurtin

s.zaimi