Një vit më parë, Bilal Kasmi, një fermer në Durrës, mbolli 20 hektarë grurë. Sot, prodhimin nuk e shet dot.

Qindra kuintalë grurë i kanë mbetur në thasë dhe makineritë bujqësore pa punë.

“Kur e mbollëm ishte ureja 36 mijë lekë/kv, kur e prashitëm shkoi 125 mijë lekë dhe ku ta çojmë ne”, thotë Kasmi.

I pyetur se sa kv i ka mbetur stok, ai thotë se “janë rreth 800 kv grurë këtu brenda. Vetëm me e fal se nuk na del kosto. Unë mjetet, djali i tezes futi lekët dhe pa asnjë përkrahje e nafte. Na rroftë mundi”.

Në një treg kaotik dhe pa asnjë mbështetje nga skemat për bujqësinë, ndonëse ka aplikuar që në mars, këtë vjeshtë e ka lënë tokën djerrë. Si ai dhe shumë fermerë të tjerë.

“Patëm gjetur treg, po lëvizën çmimet. Asnjë gram s’e mbjell më se ku ta çoj?! Edhe tokën që e mora e kam lënë. S’kemi asnjë lloj interesi”.

“Fshatarët shqiptarë po çajnë në botë, jo më këtu në vend të vet. Këtu nuk ka asnjë mbështetje, asnjë gjë. Ku të shkosh këtu, ku të mbytesh. S’ke asnjë të drejte.…Alamet toke, alamet prodhimi ka mbet djerrë”.

Lexo po ashtu:  Pagova time bijë 100 dollarë, për të lexuar një libër

“Ose punoje ose jepe me qira ta punojë dikush tjetër, ndryshe do paguash qimet e kokës siç e bën gjithë bota.”

“Gruri është këtu. Punoj që të fitoj 5 lekë dhe t’i fus prapë e të punoj dhe nesër. Ku të mbytem tani. Të vras veten. Çfarë të ngrejë më taksa ai?! Më mirë të na verë litarin. Ja ku është fakti, s’po e fsheh”, shprehet Bilali.

” Ai ka llafe, nuk ka punë. Kujton se nuk marrin vesh katunarët. Katunarët janë më të mençur se ai. Bën ashtu që t’u mbushë mendjen njerëzve, po hajde shihe. Ja ku është fakt. -Po ju do e punoni nëse rritet taksa për tokën? – Po ne s’jemi duke e punuar me këto taksa që lëvizin njëherë në tre ditë. Çfarë thashë unë? Ç’të bëjmë ne?! … na ka ngel të lëshojmë qetë si dikur e të punojmë për një copë bukë. S’ka ngel gjë tjetër këtu”.

Mungesa e politikave mbështetëse për prodhimin vendas është një tjetër problem për fermerin.

Lexo po ashtu:  Hebrenj dhe arabë të bashkuar nga xhamia Ahmedia në Haifa:“Nuk jemi kundërshtarë; jemi aleatë. Së bashku, arrijmë sukses.”

“S’ke asnjë lloj garancie dhe ai tjetri tallet me mundin tënd. Ke ç’ti thuash këtij gruri?! Shko e merr atë që vjen nga Serbia me pluhur e mbetje. Shkarkohen këtu dhe e marrin tonin dhe e çojnë atje.”

Në këto kushte, ai ndjehet i pashpresë dhe i pasigurt për të nesërmen.

“Te kalamajtë do të shkojmë. Na rroftë mundi që kemi bërë shtëpitë që të rrisim fëmijët e për një jetesë më të mirë. Nuk i them dot fëmijëve që hajdeni këtu, se s’po jetoj dot vetë më gruan. Jam 20 e ca milion lekë brenda”, shprehet fermeri. /tch

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *