Hysni Gucati, kryetar i OVL’së së UCK-së, ka thënë se Gjykata Speciale po bashkëpunon me Gjykatën Serbe.

Gucati para gazetarëve ka prezantuar dokumentet të cilat janë marrë nga Specialja, dhe ka thënë se në bazë të llogos vërtetohet se këto dokumente janë të Gjykatë Speciale sepse përndryshe nuk do t’i kishin marrë.

“Ne sot kemi pasur një vizitë të pakëndshme kanë ardhur hetuesit e Gjyaktës Speciale, në lidhje me një ftesë që e kanë dorëzuar, disa rregulla për këto dëshmi, që kanë ardhur në organizatë, ne e kemi quajtur Rrufeja 2 ikësin se nuk e dimë se kush është. Ne sot i dorëzuam ato materiale, mbi 70 për qind të materialeve i keni marrë. Çdo moment ne do ti bëjmë publike materialet ne do ta vërtetojmë fjalën tonë se Gjykata Speciale është duke bashkëpunuar me gjykatën Serbe “, tha Gucati.

Lexo po ashtu:  Fjalë të urta shqiptare, të ruajtura ndër shekuj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *