Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dashur të japë një mesazh politik për Kosovën dhe Serbinë, me deklaratën e tij të djeshme të dhënë në Tiranë, sipas së cilës, të dy vendet duhet ta mbajnë fjalën e dhënë.

Kështu deklaroi ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në intervistë për RTK.

Ai tha se Presidenti francez është pyetur në fund të vizitës bilaterale në Shqipëri për situatën në Kosovë, por shton se ai ka dashur t’i vendosë të dy palët, Kosovën dhe Serbinë, para përgjegjësive.

“Duke filluar me Serbinë, duke e ftuar presidentin Vuçiq që t’i dënojë fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe sulmin në tërësi dhe duke kërkuar që të ndriçohet sulmi në tërësi dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ky ka qenë mesazhi i parë”.

“Mesazhi i dytë për Kosovën dhe Serbinë lidhur me nevojën për të organizuar zgjedhje të reja në veri për arsye që dihen dhe që nuk kam nevojë t’i rikujtoj. Zgjedhje me një pjesëmarrje të serbëve dhe me kthimin e serbëve në institucione”.

Lexo po ashtu:  Meta sulmon rreptë oligarkun Rama: Qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me Kryeministrin dhe institucionet legjitime në Kosovë.

“Mesazhi i tretë kishte të bënte me nevojën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në fund të këtij mesazhi, të këtyre tri kërkesave të shprehura drejtuar njëkohësisht presidentit Vuçiq dhe autoriteteve të Kosovës, presidenti Macron ka rikujtuar se liberalizimi i vizave që tani është në fuqi në Serbie dhe që do të zbatohet nga 1 janari 2024 në Kosovë, është një inkurajim pozitiv, një gjest i mirëbesimit dhe se ky gjest nuk ka qenë reciprok dhe se është e domosdoshme që të dy palët të riangazhohen në dialog. Ky ka qenë një mesazh politik që të dy palët shpresoj se do ta dëgjojnë”, deklaroi Guerot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *