(Marrë nga “Në kujtim te brezave” Rozafat, 1997, ff. 263-280 – nga Faik Luli, Islam Dizdari dhe Nexhmi Bushati)

Dijetari që përfaqësoi Shkodrën si deputet dhe u bë pjesëtar i qeverisë së Fan S. Nolit

(Ridgefield,CT.USA.- Keshilli i Bashkise Shkoder, ne mbledhjen e tij te dates 23.XI. 2012, me vendimin nr. 131, ne mbeshtetje te Ligjit nr. 8652 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, neni 32,pika m, Vendosi t’i akordoje titullin e larte “Qytetar Nderi” Z. Hafiz Ibrahim Repishti, D.D.Universiteti i Istanbul (Turqi)(1912), me kete motivacion:
“Personalitet i shquar i jetes qytetare, politike, shoqerore e fetare, luftetar ne mbrojtje te trojave tona dhe kontribues ne arsim, si kryetar i Keshillit

Arsimor te Bashkise Shkoder(1919), anetar i Asamblese Kombetare e deputet, klerik i perkushtuar per Fe e Atdhe”.Dokumenti nenshkruehet nga Z. Bardhyl Lohja, kryetar, dhe mban vulen zyrtare te Bashkise Shkoder. Hafiz Ibrahim Repishti ashte babaj i Prof. Sami Repishtit, aktivist shqiptaro-amerikan me banim ne SHBA.

Si student universitar ne Istanbul, Hafiz Ibrahim Repishti u bashkue me studentet demonstrues per ndryshimin e Kushtetutes se Perandorise Otomane, ne vitin 1908. Mbas kthimit ne Shqiperi, luftoi per shtate muej me rradhe kunder trupave te Malit te Zi. Ai kundershtoi metodat e rrepta te ushtrise austro-hungarez ne Shqiperi dhe u arrestue, (1916); perkrahu Komitetin Kombetar per Mbrojtjen e Kosoves (1918-1824) i kryesuem nga Hoxha Kadriu. Hasan Prishtina, Bajram Curri,

Sali Nivica etj. Ne vitet 1923-24, ai bashkepunoi ngushte me grupin “Ora e Maleve” organizate politike katolike ne Shkoder, dhe u ba shembull bashkepunimi nderfetar. Fotografite e kohes e tregojne Hafiz Ibrahim Repishtin ne shoqeni te At Gjergj Fishtes, Luigj Gurakuqit, At Marlaskaj. Xhemal Bushatit e tjera figura kryesore te kohes. Ne qershor 1924, ai perfaqsoj Shkodren (bashke me Luigj Gurakuqin) ne Komitetin e Vlores per pergatitjen e Revolucionit te qershorit, 1924, nen kryesine e Imzot Fan S.Noli. dhe per kete u denue me vdekje (ne mungese) ne janar 1925. I amnistuem nji vjet ma vone, ai u dedikue krejtesisht sherbimeve fetare. Ne vitin 1939, kundershtoi okupacionin italian dhe refuzoi oferten me marre persiper Myftinine e Qarkut te Shkodres. Vdiq viktime e terrorit fashist italian ne Shqiperi, shtator 1943. Vorrimi i tij ne Shkoder ka qene nji manifestim i vertete popullor. S.R.)

Lexo po ashtu:  Revolucioni i rock ‘n’ rollit: 50 vjet pas Woodstock ’69

Kush ishte Hafiz Ibrahim Repishti, klerik shkodran i diplomuem nga Universiteti Istanbul, Turqi, ne degen teologji/drejtesi ?

Ne botimin “ Enciklopedi-100 Personalitete Shqiptare te Kultures Islame, shekulli XIX-XX” botue ne Tirane nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, me 2012, ne faqet 93, 94,95, jepet ky pershkrim:

“Hafiz Ibrahim Repishti (1882-1943): Deputet, klerik, politikan,
Hafiz Ibrahim Repishti eshte nje personalitet i shquar i jetes qytetare, politike, shoqerore e fetare ne qytetin e tij te lindjes, Shkoder.
Nga nji veshtrim pergjithesues i jetes dhe i veprimtarise se Hafiz Ibrahim Repishtit dallohen dy periudha:

Njera eshte e ngjeshur me perpjekje te shumeta atdhetare, luftarake, politike dhe shoqerore, gjate se ciles ai luan nje rol teper aktiv ne lufte per mbrojtjen e atdheut kunder sulmeve sllave, ne lufte per interesat kombetare, ne perpjekje per themelimin e shtetit shqiptar dhe te institucioneve te tij demokratike. Ne kete etape te jetes ai i shkriu ne nje kontekst interesat kombetare me pikepamjet islame.

Periudha e dyte e veprimtarise se tij lidhet me idealet dhe moralin e larte islam. E gjithe pergatitja e tij, dituria dhe pervoja e tij, tashme drejtohen ne kete objektiv, ne perhapjen e besimit islam.

Hafiz Ibrahim Repishti ka linde ne vitin 1882 ne lagjen Dudas, ne Shkoder. Dudas ishte nje lagje me tradita te vjetra islame ku shquhej edhe per devotshmeri fetare dhe atdhetarizem. I ati i Hafiz Ibrahimit, Haxhi Jusuf Repishti, do te nenshruente Memorandumin e 13 qershorit 1878, derguar Kongresit te Berlinit, per mbrojtjen e tokave shqiptare. Haxhi Jusufi ishte zgjedhur gjithashtu kryetar i komisionit per financimin e forcave te Lidhjes se Prizrenit per Shkodren, komision i cili mblidhte ndihma per ushtrine vullnetare qe te mbronte tokat shqiptare nga ushtrite e Malit te Zi.

Hafiz Ibrahimi, duke ndjekur traditen e familjes merr nji edukate te shendoshe fetare, ndjek mejtepin e njohur te lagjes dhe pastaj vazhdon studimet ne Medrezene e Pazarit. Ne vitin 1907 shkon ne Stambolle per te ndjekur studimet e larta teologjike dhe diplomohet ne degen e Sheriatit. Kthehet ne vendlindje ne vitin 1912.

Lexo po ashtu:  Gjellë me kafshë të egra/ DW: Virusi ndryshoi traditën e Kinës duke ndaluar tregtinë e mishit të qenit dhe maces

Ne rrethimin e Shkodres nga forcat malazeze ne vitin 1913 u be nji mbrojtje e rralle nga qytetaret shkodrane me ne krye Hasan Riza Pashen. Ne radhet e luftetareve vullnetare krahas shume klerikeve myslimane, u rreshtua edhe Hafiz Ibrahim Repishti. Ai gjithashtu mbulonte pjesen me te madhe te shpenzimeve per ushqimin e vullnetareve te lagjes Dudas, Per shtate muaj rresht ai nuk u largua asnje dite nga vija mbrojtese e vullnetareve.

Me mbarimin e luftes, Hafiz Ibrahim Repishti angazhohet ne veprimtari arsimore. Keshtu krijohet keshilli arsimor prane Bashkise. Kryetari i pare i ketij keshilli ka qene kadiu i Shkodres, Xhemal Naipi. Pastaj, Hafiz Hysejn Vuthi, e ne shtator 1919, Hafiz Ibrahim Repishti. Anetaret e ketij Keshilli ishin personalitete te shquara si Hafiz Abas Golemi, drejtor i shkolles se Parruces, At Gjergj Fishta, drejtor i shkolles se Freterve, Gasper Mikeli, drejtor i shkolles popullore, Hafiz Hysejn Vuthi, drejtor i shkolles Haslikaj, Sheuqet Muka etj.

Si kryetar i ketij keshilli arsimor ai do te luaj nje rol me rendesi per arsimimin e bijve te qytetit te Shkodres. Nje rendesi te veçante i kushton edhe mesimit te besimit ne shkollat e shtetit. Ne arkivin e Muzeut te Shkodres ka nje dokumentacion te pasur lidhur me kete problem.
Me mbarimin e Luftes se Pare Boterore dhe krijimin e Komitetit Kombetar per Mbrojtjen e Kosoves ai perkrahu kete levizje duke bere te mundur zhvillimin e disa mbledhjeve te ketij Komiteti ne shtepin e tij.

Hafiz Ibrahim Repishti vazhdoi pa nderprere te punoje per atdheun dhe per fene si dhe pasuroi biblioteken e trasheguar nga i ati duke e bere nje nga ma te mirat ne qytet.
Ne luften politike ne vitet 1920-24, Hafiz Ibrahim Repishti ze nje vend te veçante. Ne votimet e dhjetorit 1923, Hafiz Ibrahim Repishti zgjidhet perfaqesues i qytetit te Shkodres, anetar i Asamblese Kushtetuese, e me vone deputet.

Gjate qendrimit te tij ne Parlament ka krye funksionet e nenkryetarit te komisionit parlamentar per jurisprudence dhe te komisionit parlamentar per arsimin. Delegacioni parlamentar i Shkodres perfshinte klerike katolike dhe myslimane si At Gjergj Fishta dhe Hafiz Ibrahim Repishti.

Lexo po ashtu:  Kundër kujtë luftuam ne, o babi?

Hafiz Ibrahimi, ne shenimet e tij biografike do te vinte theksin te kjo harmoni nderfetare, e cila ishte e rralle dhe unikale per te gjithe Ballkanin e atyre viteve.

Ai ka qene pjesetar i qeverisjes se Nolit dhe pas shpalljes se Monarkise ne Shqiperi terhiqet nga jeta politike. Keshtu, nga viti 1925 deri ne vitin 1943, ka sherbyer si Imam i Xhamise se Dudasit, duke u perkushtuar teresisht jetes fetare islame dhe edukimit te banoreve me besimin ne Zotin dhe edukimin me moralin e larte islam. Ai dinte disa gjuhe te huaja dhe shfrytezonte rregullisht bibilioteken e tij te pasur.

Pas vitit 1925 ai ka qene gjithashtu mesues per shume te rinj qe i ishin perkushtuar studimeve islame. Sipas familjareve, Hafiz Ibrahimi ka shkruar mjaft artikuj ne revista te ndryshme te Egjiptit dhe Marokut.

Hafiz Ibahim Repishti si nje qytetar i mbrujtur me idealet me te larta atdhetare dhe demokratike, si nje Imam i shquar i pajisur me cilesi te larta morale e fetare beri qe me pushtimin fashist te 1939, te gjendet si kundershtar i ketij pushtimi. Lidhur me kete, i biri, prof. Sami Repishti, ne librin e tij “Pika Loti” shpjegon bastisjen dhe torturat e fashisteve ne shtepine e tyre gjate nje nate te erret, tortura te cilat sollen hemorragji cerebrale dhe shkaktuan nderrimin jete pas disa javesh, 29 shtator 1943, te Hafiz Ibrahim Repishtit.
Familja e tij u ndoq dhe u persekutua edhe nga rregjimi komunist, te cilat prof. Sami Repishti i ka shpjeguar ne tregimet dhe librat e tij.

Hafiz Ibrahim Repishti si demokrat, si atdhetar dhe si fetar, la nje emer te nderuar ne te gjithe plejaden e ndritur te hoxhallareve te shquar te Shkodres, dhe te mbarë Shqiperise.”

(Marrë nga Luli, Faik; Dizdari, Islam; Bushati, Nexhmi; “Në kujtim te brezave” Rozafat,1997, ff. 263-280) /illyriapress.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *